E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita te kerkoje falje per fushatat kunder liberalizimit te vizave

“Kushtetuta nuk është statut partie", deklaroi sot Kryeministri, Sali Berisha, duke iu referuar kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha tha se "shqiptarët nuk kanë preokupim se si zgjidhet Presidenti me 5/6 apo me 7/5 e votave, por preokupimi më kryesor i tyre janë rrugët, vizat, rrogat".

Duke iu drejtuar opozitës shqiptare, shefi i qeverisë vuri në dukje se "nuk mund të kërkosh paketë karrigesh. Duhet që në vend që të kërkosh ndjesë për ndryshimin e një neni të Kushtetutës që zgjodhi një person apo një tjetër, të kërkosh ndjesë për qëndrimin ndaj vizave".
Duke i garantuar qytetarët shqiptarë se do vazhdojnë të jenë në epiqendër të të gjitha përpjekjeve të maxhorancës qeverisëse, Berisha iu referua edhe fushatave opozitare për të penguar heqjen e vizave për shqiptarët.

Sipas tij, opozita lëvizte vetë më pashaporta diplomatike dhe nuk dinte se çfarë është viza dhe zhvilloi të gjitha llojet e fushatave për të penguar heqjen e vizave ndaj shqiptarëve.

"Është e thjeshtë të kërkosh dhe të shprehësh pendesë se ndryshove nenin për të zgjedhur këtë apo atë kryetar institucioni dhe të mos shprehësh pendesë që u përpoqe të pengosh çdo qytetar të këtij vendi për të takuar njerëzit e tij më të dashur, se bërë gjithçka për të mbajtur murin e shengenit ndaj rinisë shqiptare. Pendesa dhe falja duhet të fillojë nga kjo dhe jo nga karrigia e këtij apo e atij", tha kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›