Nishani- Davet marreveshje per mbrojtjen e viktimave te trafikut njerezor
Përfaqësia e Përhershme e Francës pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Vjenë do të financojë hapjen dhe funksionimin e një salle pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë për të këshilluar dhe ndihmuar viktimat e mundshme të trafikut të qenieve njerëzore, kryesisht gratë dhe fëmijët.
Marrëveshja për këtë financim u nënshkrua sot në Ministrinë e Brendshme nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Ambasadorja e Francës në vendin tonë, znj. Maryse Daviet.
Nishani theksoi se "bazuar në prioritetin e madh që ka për këtë çështje Qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, krahas angazhimeve institucionale, krahas bashkëpunimit me një numër organizatash të shoqërisë civile, të cilat ofrojnë kontributin e tyre në këtë fushë, mirëpret dhe vlerëson të gjithë angazhimet dhe kontributet e partnerëve ndërkombëtarë për të asistuar, për të bashkëpunuar pikërisht në një çështje që është fondamentale për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut".
Duke falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për angazhimin e Përfaqësisë së Francës pranë zyrës së OKB në Vjenë, e po kështu edhe të ambasadës franceze për finalizimin e kësaj marrëveshjeje, ministri Nishani garantoi se partneriteti do të sjellë rezultate më të mira në përballimin e fenomenit të trafikut të qenieve njerëzore.
"Tek Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të gjeni një partner serioz dhe dinamik në angazhimin për të përballuar një sfidë që është shumë e rëndësishme sot për çdo shoqëri, për çdo vend, për të luftuar që në themel pjesën e trafikimit, por edhe atë që është pjesa tjetër e këtij fenomeni, dhënien e ndihmës, dhënien e asistencës, proceset e rehabilitimit dhe të riintegrimit të viktimave të mundshme të këtij trafiku", deklaroi Nishani.
Ndërsa, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Maryse Daviet, u shpreh se marrëveshja e sotme konfirmon bashkëpunimin mes qeverive të të dy vendeve për të forcuar më tej luftën kundër fenomenit të trafikut të qenieve njerëzore dhe për të përmirësuar asistencën ndaj viktimave të trafikut për integrim më të lehtë të tyre në shoqëri në një fazë të dytë.
"Salla, që do të funksionojë për asistencën ndaj viktimave të trafikut, do të jetë e njëjtë si në Francë dhe roli i saj nuk ka të bëjë vetëm me luftën dhe përpjekjet kundër fenomenit të trafikimit, por edhe me respektimin e të drejtave të minorenëve”, u shpreh ambasadorja Daviet.