E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle I panegociueshem integriteti territorial i shteteve ne rajon

Ministri i Jashtëm i Republikës së Gjermanisë, Guido Westerwelle, do të jetë nesër në Prishtinë, ku do të zhvillojë takime të veçanta me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe me Kryeministrin Hashim Thaçi.

Njoftimet u dhanë sot nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa kryediplomati gjerman gjatë vizitës në Prishtinë pritet të zhvillojë edhe takime të tjera.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë mbërrin në Kosovë pas vizitës në Mal të Zi dhe në Kroaci.

Sipas medias, dje ministri i Jashtëm gjerman u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të tregohen të gatshme për zhvillimin e bisedimeve. "Ka vetëm një rrugë për zgjidhjen e konflikteve dhe kjo rrugë është dialogu", tha ai të martën në Podgoricë. Më tej ai e quajti të panegociueshëm integritetin territorial të shteteve në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›