Berisha-PS: Ju pres deri me 20 nentor Rozeta Rapushi
Mazhoranca do te prese deri me 20 nentor opoziten, me gatishmerine per te mbledhur Kuvendin ne cdo kohe, nese socialistet do te binden te votojne tre ligjet e kerkuara nga Komisioni Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Kjo ishte oferta me e fundit e kryeministrit Sali Berisha dje ne Kuvend, pas qendrimit te socialisteve per te mos votuar tre nismat ligjore, nese me pare nuk zgjidhjet ceshtja e Qarkut te Fierit. "Nuk jeni kooperativiste. Ndaj dhe duhet te ndiheni ne lartesine e pergjegjesive tuaja. Propozimi im i fundit eshte ky: Nese doni nga sot deri me daten 20, ne cdo kohe, 24 ore ne 24 ore, si kryeminister jam i gatshem te shfrytezoj atributin tim kushtetues per te mbledhur parlamentit per t'i votuar ato ligje. Doni te mblidhemi ne mesnate? Doni te dielen ne mesnate, apo te henen? Deri me daten 19, ne menyre qe ti cojme Brukselit ate mesazh", - ftoi dje Berisha deputetet socialiste. Ai i beri te qarte opozites, se me kete qendrim demton vetem veten ne zgjedhjet e ardhshme. "Cfare mendoni ju, se me demtoni mua? Demtoni qeverine ne kete menyre? Jo te jeni te sigurt me demtoni aq sa me demtuat per zgjedhjet lokale, por njeriu duhet te kete burreri, integritet. Nuk me duhet ai favor qe me dhate para zgjedhjeve lokale. Mua me duhet ai qe i jepet cdo qytetari shqiptar, qe i jepet cdo femije, cdo burri dhe gruaje, qe i jepet vendit ne teresi", - beri thirrje Berisha. Kryeministri rrezoi te gjitha pretendimet dhe akuzat e kreut te grupit socialist Gramoz Ruci se PD i ka shqyrtuar dhe miratuar ne menyre te njeanshme tre projektligjet per integrimin ne komisione apo se ka probleme me listat e zgjedhesve. Sipas kryeministrit, socialistet ishin ata qe braktisnin mbledhjet e komisioneve, kur ne axhende ishte shqyrtimi i projektligjeve te kerkuara nga KE per integrimin. "Ju iknit nga ligjet njelloj si ai nga temjani se ishit te urdheruar. Por ligjet ishin te gjitha ne tavoline. Se dyti, persa i perket mocioneve, ne qofte se ju do kishit keto bindje, ju nuk do pranonit qe te benim cdo gje per te shmangur shqyrtimin ne themel. Se treti, e di si jane ato listat qe the ti? Si ato letrat e kazinove "Regency" qe i merrje ketu dhe i paraqisje si karta identiteti te fotokopjuara edhe te falsifikuara. Identike", - replikoi Berisha me akuzat e drejtuara nga Ruci. Pavaresisht ketij fakti, kreu i qeverise beri te qarte, se nese opozita ka amendamente per projektligjet, ai eshte i hapur t'i shqyrtoje ato. Duke u ndalur edhe tek reforma parlamentare, kryeministri tha se ne ndryshimet e bera, jane plotesuar kerkesat e opozites. "Kerkove zoteri 10 minuta dhe 20 minuta kohe per te folur. Ato i ke qe tani pa ma ditur per nder mua, fare. Sepse ato i ka kjo rregullore dhe une jam i gatshem qe tani te them se meqenese nuk shkruhet ketu qe edhe kryetari i opozites te shkruhet. Por nuk kane rendesi keto. Rendesi ka, a keni amendamente? Jeni te mirepritur. Jemi te gatshem te mblidhemi edhe sot ne dreke, pasdite apo ne darke dhe ne cdo kohe ti shqyrtojme e ti vendosim dhe sapo te bini ju dakord te bejme seancen e ti votojme. Pastaj del se une e kisha gabim se ju nuk keni deshire te bllokoni por perkundrazi te permiresoni ligjet. Keni nje rast te fitoni", - u shpreh kryeministri.
Replikat dhe batutat ne Kuvend
Sali Berisha - Nuk jeni kooperativiste. Propozimi im i fundit eshte ky. Nese doni nga sot deri me daten 20, ne cdo kohe, 24 ore ne 24, si kryeminister jam i gatshem te shfrytezoj atributin tim kushtetues per te mbledhur parlamentit per ti votuar ato ligje. Doni te mblidhemi ne mesnate? Doni te dielen ne mesnate, apo te henen? Deri me daten 19 ne menyre qe ti cojme Brukselit ate mesazh.
Gramoz Ruci - Po e marr fjalen tu them te verteten shqiptareve. Ti genjen. Genjeshtra e pare, eshte se ligjet jane bere me kontributin e opozites. Jo, i keni miratuar vete. Ne kerkojme vetem, zbato vendimet e Gjykates se Larte. Pra eshte ceshtje e zbatimit te ligjit, jo ceshtja e Fierit. Pergjigjuni pyetjes, si ka mundesi qe Tropoja na qenka shtuar me 166 banore, ndersa Kucova nje vend me 30 mije banore eshte pakesuar me 56 banore? Ngri task-force, e kontrollo. Nese nuk e ben ti, do e beje Parlamenti. Nese edhe ai nuk e ben, do e bejne organet e drejtesise. Nuk do ti vjedhesh zgjedhjet sic i ke vjedhur keto 20 vjet.
Jozefina Topalli - Qesharak, po beheni qesharake sepse e dini se do te humbni prape.
Sali Berisha - E di si jane keto listat qe the ti? Si ato letrat e kazinove "Regency" qe i merrje ketu dhe i paraqisje si karta identiteti te fotokopjuara edhe te falsifikuara. Identike.