E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Universitetet, jo fabrika diplomash Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar dje se liberalizimi i universiteteve private duhet te behet me kritere strikte. Ne nje takim te zhvilluar pasditen e djeshme ne Tirane me perfaqesues te institucioneve te arsimit privat, Rama u shpreh se Partia Socialiste nuk eshte kunder liberalizimit te arsimit, por kuder liberalizmit pa kritere. "Une besoj qe liberalizimi i arsimi eshte nje mundesi per ta pasuruar oferten dhe per te krijuar kushte qe njerezit mund te zgjedhin, dhe te marrin ate qe meritojne duke bere zgjedhje. Aty ku ne jemi shume kritike ndaj liberalizmit, eshte ajo qe demton cilesine e arsimit te larte privat. Jemi kunder liberalizimit pa kriter, vizion dhe pa karar", tha kryesocialisti Rama. Kreu i PS-se shtoi se universitete private nuk mund te jene fabrika dhe ato publike kombinate diplomash. "Reformen e munguar per liberalizmin ne do ta bejme realitet nje ore e me pare, qe mos te lejojme qe mijera dhe mijera studente te investojne ne fabrike diplomash qofte private e qofte publike. Universitete private jane fabrika diplomash, por ato publike jane kombinat diplomash. Pedagoge ne universitetet publike me kane thene qe shume studente nuk dine shkrim e kendim", tha dje Rama. Kreu i Partise Socialiste ka theksuar se duhet qe te kete me shume vemendje ndaj arsimit privat, duke u bazuar gjithmone tek kriteret profesionale dhe metodat nderkombetare te vleresimit. Ai ka theksuar se per te gjithe universitete duhet te behet akreditimi dhe duhet pare ajo cfare ata u afrojne studenteve te tyre. "Dora e pakontrolluar e tregut ka sjelle deme te medha ne arsim. Kjo eshte nje sfide per qeverine e se nesermes, ajo e sotmja e ka humbur. Liberalizimi i arsimit, i tille sic eshte zhvilluar sot ka nje arsye, paaftesine per tu perballur me papunesine rinore" tha kryesocialisti. Rama nenvizoi nevojen e reformimit te sistemit arsimor, ne menyre qe " universitetet te mos jene fabrika diplomash, por sisteme qe certifikojne dije". Ne takimin e zhvilluar me perfaqesues te arsimit privat, Rama i ka ftuar ata qe te japin kontributin me ide dhe projekte per menyren sesi mund te permiresohet situata ne arsim. "Ne kemi nevoje per kontributin tuaj per programin mbi arsimin, qe ta detajojme si instrument qeverises", tha kreu i PS-se. Prej disa ditesh, Partia Socialiste ka nisur prezantimin e programit te saj per arsimin. Deputete te PS-se dhe kreu i saj kane zhvilluar takime ne disa rrethe te vendit, ku kane vene ne dukje situaten ne arsim. Kreu i PS-se Edi Rama ka theksuar ne deklaratat e tij se arsimi duhet te zhvillohet se bashku me tregun e punes. Rama eshte shprehur se me shume vemendje do te kete arsimi profesional.

"PS ne qeveri, 5% te GDP per arsimin"

Partia Socialiste ka premtuar se do te shpenzoje 5 % te Prodhimit te Brendshem Bruto per arsimin, pasi te vije ne pushte. Sekretari per Rinine ne Partine Socialiste, Erion Veliaj gjate nje takimi te zhvilluar me te rinjte ne Korce ka theksuar se PS-ja ka nje program ambicioz per zhvillimin e arsimit. "Te thuash qe une dua te harxhoj 2% te GDP per arsimin, nderkohe qe gjithe vendet e tjera e kane 5%, dhe Partia Socialiste thote do ta bejme 5%, nuk jemi njesoj. Te thuash sot qe 96% e qytetareve shqiptare ne moshe shkollore do bejne arsim te pergjithshem dhe pastaj do te behen te gjithe kameriere dhe te thuash si Partia Socialiste qe jo duhet te shkojme me shume tek arsimi profesional, nuk jemi njesoj tek as te kjo pike", tha dje Sekretari per Rinine gjate takimit ne Korce.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›