Sot në Kuvend, Projektligji për Buxhetin e vitit 2012

Buxheti më i madh në histori pritet të miratohet me shumicë të thjeshtë, prej 71 votash
Kuvendi miraton me 119 vota “pro” Kodin Ajror – socialistët shprehin qëndrime kontradiktore dhe kërcënojnë me rikthimin e bojkotit
Parlamenti miratoi dje në mesditë ligjin për Kodin Ajror me 119 vota pro, ligjin e tretë që kërkon shumicë të cilësuar votash, i votuar pas konsensusit të arritur mes mazhoranëcs dhe opozitës. Amendimi i Kodit Ajror mori kohë të gjatë debati, ashtu sikurse edhe në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese gjatë javës, ku krahas propozimeve të Ministrisë së Transporteve, edhe opozitës iu pranuan 10 kërkesa. Megjithatë, socialistët mbërritën në seancë edhe me 3 propozime të tjera surprizë, të cilat gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, nuk i kishin kërkuar. Kjo ishte strategjia e radhës e të majtëve, për të kushtëzuar votimin e Kodit Ajror. Ashtu siç ishin formuluar, mazhoranca i refuzoi këto propozimeve, me përmbajtje deri diku qesharake, sipas ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. “Ju na thoni që në zonën e përbashkët Evropiane të parashikohet edhe Zvicra. Zvicra nuk është në zonën e përbashkët Evropiane dhe këtë nuk e kemi vendosur ne. As e futëm Zvicrën në zonë dhe as e nxorëm Zvicrën nga zona. Zvicra vetë ka zgjedhur të qëndrojë jashtë dhe konsiderohet palë e tretë nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, nëse komisioni është i gatshëm të mblidhet, jam dakord”, tha Olldashi. Por, për të ruajtur kompromisin politik mazhorancë – opozitë, palët vendosën që komisioni të mblidhej, ndërsa seanca vijonte punimet. Për disa minuta larg medias, kërkesat u riformuluan në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Miratimi i këtij ligji i cili kërkonte 3/5 u realizua në bazë të marrëveshjes së arritur ditë më parë mes mazhorancës dhe opozitës për plotësimin e rekomandimeve të vëna nga Komisioni Evropian, për përshpejtimin e reformave dhe miratimin e ligjeve të cilat i hapin rrugë miratimit të kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Nëse socialistët dhanë votat për Kodin Ajror, si ligj me shumicë të cilësuar, ata paralajmëruan braktisjen e sallës, pasi sipas socialistit Gramoz Ruçi, ishin ata që po mbanin kuorumin prej të paktën 71 deputetësh në sallë dhe jo demokratët. “Sigurisht ne do jemi në sallë, por nuk do jemi në sallë që të zëvendësojmë ata që ju mungojnë juve për të plotësuar kuorumin tuaj. Se si do të votojmë ne, është kur të keni kuorumin ju”, tha Patozi. Test qesharak për mazhorancën u cilësua ky nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë DemEdhe kur firmos marrëveshjen, Rama mendon prishjen e konsensusit
...