Berisha: PS, kritika nga San Trope
PIRRO NASE
Pas vëzhgimit nga afër të punimeve, kreu i qeverisë ka garantuar se zotimi për ta bërë Shqipërinë me rrugë evropiane do të përmbushet plotësisht. “Kemi në ndërtim e sipër 800 km autostrada dhe rrugë kombëtare. Kemi në rikonstruksion dhe kemi rikonstrukturuar mbi 1900 km rrugë ekzistuese kombëtare. Ne po ndërtojmë qindra dhe mijëra kilometra rrugë në të gjitha fshatrat e Shqipërisë, në të katër anët e vendit”, theksoi Berisha. Duke ritheksuar se këtë vit investimet në rrugët e vendit kapin shifrën e 1.2 miliardë dollarëve, që do të thotë se kjo qeveri ka investuar 8 herë më shumë se sa ç’është investuar në vitin më maksimal të qeverisë së mëparshme, pra në vitin 2004, Kryeministri ftoi përfaqësuesit e opozitës t’i shikonin vetë ndryshimet në rrugët e Shqipërisë. “Dëgjoja para dy apo tre ditësh opozitën që thoshte se edhe rruga Gjirokastër-Tepelenë nuk ka përfunduar. Këta më lehtë e kanë të shkojnë në San Trope apo Maldive për pushime, se sa të zbresin në Tepelenë dhe të shohin rrugën, e cila tashmë është e ndërtuar dhe e përfunduar”, u shpreh Berisha. Në fjalën e tij në Ujin e Ftohtë, kreu i qeverisë u ndal edhe në ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë, segment i korridorit Veri-Jug. Sipas tij, me ndërtimin e kësaj rruge shkurtohen mbi 70 km distancën Tepelenë–Tiranë. Berisha bëri të ditur se ka pasur një vonesë në ndërtimin e këtij aksi. “Kemi ruajtur këtë kompleks, këtë bukuri mahnitëse, të cilën projekti i parë e zhdukte. Nuk mund të pranonim ne t’i zhduknim Tepelenës një nga oazet, burimet dhe veprat natyrore më të bukura të Shqipërisë, siç është Uji i Ftohtë”, tha kryeministri. Berisha bëri të ditur se studimi aktual synon të përmirësojë infrastrukturën, duke ruajtur pasuritë natyrore dhe duke i kthyer ato në pika të frekuentuara për të gjithë. “I kërkuam kompanisë të riprojektojë, duke marrë nga krahu i lumit, për të mos prekur dhe për të mos ngritur karpat në këtë zonë të mrekullueshme dhe kjo e ka bërë Ujin e Ftohtë të Tepelenës, shumë më të bukur, shumë më të përdorueshëm”, theksoi kreu i qeverisë. Në fjalën e tij, Berisha bëri të ditur se së shpejti do të bëhet projekti për hyrjen e qytetit të Tepelenës dhe po punohet për by pass-in e Tepelenës, by-pass i cili lidh këtë rrugë me rrugën Levan-Fier. “Natyrisht projekti nuk hyn në Tepelenë, por segmenti i rrugës lidhet nëpërmjet një by pass-i me rrugën Levan-Tepelenë, pra mbrohet qyteti. Sigurisht kjo shtron një detyrë tjetër, të cilën e ka marrë në mënyrë konstante ministri i Punëve Publike, atë të ndërtimit të hyrjeve moderne për qytetet e vendit. Ndaj do të bëhet projekti për hyrjen e Tepelenës dhe po punohet për by pass-in e Tepelenës, by-pass që lidh këtë rrugë me rrugën Levan-Tepelenë”, theksoi kryeministri.