E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, takime me ambasadorët

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar dje takime me ambasadorë të akredituar në vendin tonë, të cilët përfundojnë mandatin e tyre në Shqipëri. Ajo ka pritur ambasadorin e Holandës, Sweder van Voorst tot Voorst, atë të Danimarkës, Niels Severin Munk dhe të Egjiptit, Refaat El Ansary, në prag të largimit të tyre nga vendi ynë. Në këto takime, ambasadorët vlerësuan progresin e madh të bërë nga Shqipëria vitet e fundit, dhe përgëzuan për arritjet, veçanërisht në proceset e integrimit në BE dhe NATO. Duke falënderuar ambasadorët për mbështetjen e vendeve të tyre dhe kontributin personal në zhvillimet pozitive në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit shprehu vullnetin e qeverisë dhe Parlamentit shqiptar në vijim e reformave kurajoze që do të shkurtojnë akoma më shumë rrugën e integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›