Zanfina Ismajli dhe Rezarta Shkurta, gati për një duet të nxehtë
Një bashkëpunim shumë interesant thuhet se do të jetë ai mes këngëtares kosovare Zanfina Ismajli, me bjonden durrsake Rezarta Shkurta. Dy këngëtaret kanë rënë dakord paraparkisht për një bashkëpunim mes tyre, në daljen së bashku me një këngë, për të cilën do të bashkëpunojnë me një nga kompozitorët më të mirë në Tiranë, emri i të cilit nuk është përmendur ende. Dihet që vajzat kanë një njohje me tyre, gjatë takimeve në koncerte të ndryshme në Kosovë e Shqipëri. Por patjetër ideja për një videoklip të veçantë, mund të jetë shumë komerciale pasi të dyja këngëtaret shquhen për sensualitetin dhe linjat trupore shumë të bukura. Këngëtarja kosovare Zanfina Ismali ka prezantuar disa videoklipe, ku gjithmonë binte në sy për një look të veçantë. Por për aktivitetin e saj si këngëtare, ajo ka pohuar në shtyp se, gjithmonë dëshiron të sjellë gjëra të reja për publikun. Po ashtu, dëshironte të dilte më me shumë këngë në muzikë, por janë vështirësitë ato që nuk e lejojnë të sjellë krijime të reja për publikun. Vitin e kaluar Zanfina u prezantua suksesshëm në “Top-Fest”, por këtë vit mungoi. Ndërsa Rezarta Shkurta, është në një periudhë koncertesh të shumta. Përsa i përket muzikës dhe daljes me këngë të reja mbetet për t’u parë në shtator, kur ajo ka premtuar të nxjerrë klipin e ri, pasi ka lidhur një kontratë me Genc Prelvukajn, i cili do ta menaxhojë. Rezarta ka shumë fansa në Kosovë, ashtu si dhe Zanfina në Tiranë, dhe ndoshta kjo ka qenë një ide e mirëmenduar nga dy vajzat për të bashkëpunuar, dhe për përforcuar edhe më tej pëlqimin nga fansat.