E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jul Deda baba për herë të dytë

 

Shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë. Kjo ndoshta është një arsye e fortë, që Julian Deda, aktori shkodran i grupit të humorit “The SHBLSH”, ta kalojë me qetësi përjashtimin nga spektakli i humorit “Portokalli”.  Edhe pse është shumë i ri, ai ka vendosur të planifikojë mirë familjen e tij, me një “mysafir” të ri që pret në  familje, e që ende nuk dihet nëse do të jetë djalë apo vajzë. Kjo do të jetë hera e dytë e Julit si baba, ndërsa do të ketë dhe një herë të dytë përsa i përket jetës profesionale. Pas largimit të zhurmshëm nga “Top Channel”, ai së bashku me kolegun e tij Gent Zenelaj, janë duke shqyrtuar ofertat e reja për punë, që sipas dy aktorëve janë të ndryshme. Flitet për një zhvendosje të tyre në “Vizion Plus” apo “Tv Klan”. Megjithatë, diçka konkrete pritet të vendoset në shtator, kur televizionet çelin sezonet e reja të programeve. Vetë djemtë kanë pohuar se kanë pasur disa takime për punë dhe shumë të tjera i presin, mjafton që ata të vendosin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›