"Plotesoni standardet, per te levizur lirisht"
Shqiperia duhet te perpiqet me shume te plotesoje standardet, per te perfituar liberalizim te vizave. Keshilla kete here u dha nga ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernt Borchardt. I pranishem ne nje aktivitet te organizuar nga Levizja "Mjaft", Borchardt, tha se klasa politike shqiptare, duhet te perfitoje dhe te permbushe standardet e kerkuara nga Bashkimi Evropian, per te levizur lirisht ne vendet qe jane pjese e tij. "Bashkimi Evropian dha sinjale te qarta per kete ceshtje, vetem disa dite me pare. Sinjali i Bashkimit Evropian per Shqiperine ishte mjaft i qarte, ndaj klasa politike duhet te kete mire parasysh, se per te perfituar liberalizimin e vizave duhen permbushur standardet", u shpreh ambasadori gjerman. Sipas tij, ceshtja eshte vetem permbushja e standardeve. Duke e keshilluar keshtu politiken shqiptare, ambasadori Borchardt, u shprehe optimist se Shqiperia do te arrije t'i permbushe keto standarde ashtu sic bene edhe vendet fqinje qe sipas tij perfituan nga vendimi per liberalizimin e vizave. "Ky optimizem i imi, vjen nga fakti se ky proces ka filluar tashme", theksoi ambasadori gjerman, duke lene te kuptohet se Shqiperia duhet te perfitoje ne kete kohe, qe te jete pjese e vendeve qe do te levizin lirisht ne Bashkimin Evropian. Reagimi i Borchardt, erdhi pak dite pasi Komisioni Evropian propozoi liberalizimin e vizave per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine, duke lene jashte Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Megjithate, Komisioni u shpreh se do te ruaje perkushtimin e vet per liberalizimin e vizave edhe per qytetaret e Shqiperise, dhe Bosnje-Hercegovines. Sipas ketij Komisioni, keto shtete, ende nuk i kane permbushur kushtet per te qene pjese e liberalizimit te plote te vizave. Ky Komision, u shpreh se nese keto vende, pra si Shqiperia ashtu edhe Bosnje-Hercegovina, do te vazhdojne ritmin e reformave duke plotesuar kushtet e kerkuara, atehere ky Komision, do te perpilonte nje propozim te ri, per t'i perfshire keto vende ne mes te vitit 2010 per liberalizim te vizave. Sipas Olli Rehn, udherrefyesi eshte ende i vlefshem dhe teresisht i arritshem nese autoritetet e ketyre vendeve, perkushtohen tanime plotesisht drejt standardeve te duhura. R. Rapushi
Propozimi
Vetem pak dite me pare, Komisioni Evropian propozoi liberalizim te vizave per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina mbeten ne axhenden e Komisionit Evropian, si shtete qe duhet te perkushtohen me shume per te levizur lirisht ne vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi, u mundeson shtetasve te ketyre vendeve qe te udhetojne drejt vendeve "Shengen", me pasaporta te reja biometrike. Propozimi i Komisionit Evropian, duhet te miratohet nga Keshilli pasi ky i fundit te jete keshilluar me Parlamentin Evropian. Komisioni do te ruaje perkushtimin e vet per liberalizimin e vizave edhe per qytetaret e Shqiperise, dhe Bosnje-Hercegovines.