E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Energjia në krizë, rritet barra për familjet

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrojnë debatin në senacën e radhës parlamentare në gjendjen e rënduar të sektorit të energjisë në vend.

Një krizë e thellë e cila është baraz me rrezikun e falimentimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë po thellohet ashtu si po rritet barra mbi të gjithë familjet shqiptare që e paguajnë energjinë. Kompania u privatizua me shumë bujë dhe sot për përgjegjesi të qartë të qeverisë shqiptare, por edhe për përgjegjësi të kompanisë gjendja është e rëndë dhe janë njerëzit që po paguajnë koston e padrejtë të një privatizimi të pamenduar mirë dhe të një procesi të mëtejshëm menaxhimi ku qeveria shqiptare nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale- tha Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Sipas tij, asgjë që ka lidhje me uljen e humbjeve dhe kryerjen e investimeve nuk është bërë dhe kjo con në rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët.

Mbifaturimi masiv është një fenomen i përditshëm. Ka një mospagesë të koncesionarëve të HEC-eve që nga maji i 2011. Sot kemi pamje të qartë të pasojave të një politike krejtësisht të verbër, aventureske në raport me koncesionet për HEC-et, anomali totale për burimet hidroenergjetike. Qëllimi është të mbushet arka e shtetit që është në krizë, por kjo nuk është zgjidhje, pasi situata do rëndohet duke rritur çmimin e energjisë- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›