E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saminti i Klimës në Kopenhagen: Të ruajmë temperaturën e Globit

Objektivi i samitit të Kopenhagenit për klimën po konkretizohet ngadalë, të paktën për atë që shkruhet në letër. Vendet pjesëmarrëse kanë miratuar një dokument ku kërkohet bashkëpunim për të evituar rrezikun e ndryshimeve klimaterike dhe për të ruajtur temperaturën mesatare të globit që nuk duhet të kalojë 2 centigradët. Që kjo të bëhet realitet duhet ndihma financiare e vendeve të zhvilluara për ato në zhvillim. Kështu vendet anëtare të Bashkimit Europian do t’u vënë në dispozicion vendeve të varfëra të paktën 7,2 miliardë euro që të fillojnë të ulin sasitë e dioksidit të karbonit të lëshuara në ajër. Mjetet financiare do të transferohen nga viti 2010 deri në vitin 2013 kur të hyjë në fuqi një marrëveshje e re për klimën globale. Me këtë ofertë Bashkimi Europian kërkon t'i japë hov të ri bisedimeve të bllokuara për klimën në konferencën e Kombeve të Bashkuara në Kopenhagen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›