63 trupa komando në mision paqeruajtës në Çad
Regjimenti Komando i Forcave të Armatosura të Shqiprëisë dërgoi misionin e tretë të trupave paqeruajtëse në Çad. Ky kontigjent i përbërë nga 63 trupa do të kryejë misionin paqeruajtës në kuadrin e OKB-së dhe nën komandën e palës franceze. Në nisjen e misionit të tretë paqeruajtës i pranishëm ishte dhe zv/ambasadori francez, i cili theksoi se Shqipëria po luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e paqes. Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e Qeverisë Franceze për Forcat e Armatosura. Regjimenti Komando ka kontribuar me 189 trupa në tre misione paqeruajtëse.