Zbulohet qeliza embrionale kundër HIV/AIDS
Një armë e re kundër virusit HIV/AIDS. Bëhet fjalë për qelizat embrionale të gjakut, të cilat mund të godasin dhe vrasin ato të goditura nga hiv. Zbulimi është kryer nga shkencëtarët e Universiteti Kalifornian të Los Angelesit sipas të cilëve është e mundur që nëpërmjet modifikimit gjenetik qelizat në gjakun njerëzor të kthehen në një vaksinë të fortë kundër hiv/aids. Në trupin e njeriut ekziston një qelizë immune e njohur si Cytotoksik T limfocite. Ka pacientë të smëurë qelizat e të cilave janë ende të forta e si rrjedhojë jetojnë më gjatë, ka të tjerë qelizat e të cilëve dorëzohen shumë shpejt para Hiv/Aids.
Virusi vdekjeprurës synon t’i pushtojë ato, por brenda këtyre qelizave ekziston një molekulë e njohur si receptori T. Ky i fundit ka tendencën të luftojë virusin pushtues, por ka nevojë për ndihmë. Shkencëtarët nëpërmjet eksperimentit të tyre kanë arritur të zbulojnë se po të merret RECEPTORI T, të modifikohet gjenetikisht duke u kthyer në një qelizë të re e të injektohet në organizëm, atëherë qeliza e re mund të vrasë virusin HIV. Por krijimi në laborator i këtyre qelizave mund të jetë një proces i gjatë dhe i kushtueshëm. Pavarësisht se kjo kurë e re është akoma në fazën eksperimentale zbulimi mund të sjellë shpresë për miliona pacientë të sëmurë me HIV/AIDS