E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Paraprin pajisjen me karta dhe pasaporta

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, Kryeministri Berisha vecoi projektligjin per gjendjen civile. Duke vleresuar ndryshimet e medha qe ka pesuar regjistri themeltar i shtetit gjate ketij viti, nepermjet funksionimit te tij ne formen digjitale, kreu i ekzekutivit theksoi se perdorimi i teknologjise se re dhe perspektiva digjitale e ketij sherbimi, ka bere te domosdoshem nje ligj te ri. Duke e vleresuar kete ligj shume te rendesishem, Berisha u shpreh se ky ligj i paraprin fillimit te pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftimet dhe pasaportat biometrike. "Nje ligj i dyte shume i rendesishem per vendin eshte ligji per gjendjen civile. Sic e dini kjo zyre themelore e shtetit, ky regjister themeltar i shtetit gjate ketij viti ka pesuar ndryshimin me te madh, jane bere teresisht digjitale. Pra teknologjia e re dhe perspektiva digjitale e ketij sherbimi ka bere te domosdoshem nje ligj teri, i cili eshte fryt i nje bashkepunimi te ngushte te specialisteve tane te Ministrise se Brendshme me ekspertet me te mire te kontraktuar nga OSBE dhe ky ligj i paraprin fillimit te pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftimet dhe pasaportat biometrike,ndaj dhe do ta vleresoja shume te rendesishem. Pra motoja qe te shkojme drejt zgjedhjeve me reforma eshte nje realitet", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, teksa ka vleresuar rendesine e miratimit te nje ligji te tille. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›