Ligji per Prokurorine, prokuroret nuk do te kene imunitet perballe akuzave
Mazhoranca vendos qe prokuroret te jene pa imunitet, duke sjelle ne kete menyre dhe precedentin e pare, te funksionimit te zyrtareve pa mbrojtje imunitare perballe akuzave, me pare se sa vete deputetet, te cilet jane shprehur per kete iniciative. Keshilli i Ministrave, mori dje ne shqyrtim projektligjin "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise, i ndryshuar", duke e miratuar ate ne parim. Kreu i qeverise, Berisha, ne lidhje me kete ligj u shpreh se ai eshte fryt i nje bashkepunimi te gjate shume mujor, midis institucioneve dhe nje ekspertize te dy misioneve qe asistojne institucionet e vendit ne fushen e ligjeve, EURALIUS dhe OPDAT. Duke falenderuar te gjithe ata qe kontribuuan per hartimin e tij, ne menyre te vecante ministrin Alibeaj dhe stafin e tij, kryeministri Berisha i beri thirrje opozites qe ta shqyrtoje kete draft, duke paraqitur te gjitha verejtjet dhe sugjerimet, per te kaluar me pas ne nje miratim te perbashket. "Shfrytezoj kete rast per te falenderuar te gjithe ata qe kontribuuan, ministrin Alibeaj dhe stafin e tij per punen shume te mire qe kane bere, por shfrytezoj rastin t'i bej thirrje opozites qe kete draft ta shqyrtoje, te beje verejtjet e veta, te paraqese mendimet, sugjerimet dhe ta miratojme bashkerisht. Pavaresisht nga perpjekjet per politizimin e ketij institucioni, opozita aq sa qeveria duhet te jete e interesuar per nje institucion te pavarur akuze, ne variantin per te cilin ka nje marreveshje te plote", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky model qe eshte ne vazhdimesine e nje modeli qe ka ekzistuar ketu prej 18 vitesh, pavaresisht nga ndryshimet e qeverive, krijon te gjitha garancite e pavaresise se tij nga ekzekutivi. S.P