E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria greke s'ndikohet nga klithma ekstremiste

Kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi dje marredheniet e mira mes Shqiperise dhe Greqise. Ai u shpreh i bindur se "qeveria greke ka nje dialog me qeverine shqiptare dhe qeveria greke nuk ndikohet nga klithma ekstremiste ngado qe t'i shkojne ato". "Ështe nje qeveri demokratike, nje qeveri qe punon dhe ka faktuar se punon per marredhenie miqesore dhe normale me Shqiperine dhe vende te tjera te rajonit", ju pergjigj kryeministri, pyetjes nese ekziston mundesia e mos ratifikimit te MSA-se me Shqiperi-Bashkimi Evropian. Nga ana tjeter, kreu i qeverise theksoi se procesi i respektimit te te drejtave te minoriteve, eshte ne permiresim te vazhdueshem. Duke u ndalur tek minoriteti grek ne vend, ai u shpreh se kane bere nje permiresim madhor dhe ka shume vendime, te cilat nuk jane marre nga vende te tjera te rajonit sic jane marre nga Shqiperia ne favor te minoriteteve. "A ka vend per t`i permiresuar ato? Absolutisht po. Do te perpiqemi ne shume menyra qe ne t`i permiresojme ato", garantoi kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›