E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kodi, dialog Rama-Meta

Berisha shprehet ne favor te dialogut mes Rames e Metes, per te arritur nje zgjidhje te pranueshme per Kodin Zgjedhor, meqenese ai u kthye nga Presidenti i Republikes. Duke mohuar mundesine e demtimit te procesit zgjedhor nga shtyrja e miratimit te Kodin, kreu i qeverise eshte shprehur se e ndihmon dhe merr garanci shtese. Berisha tha se do mireprese bisedimet mes tyre, si zgjidhja me e mire per te votuar Kodin e kritikuar ne dy nene nga Presidenti i Republikes. "Dialogu mes Rames e Metes, do te ishte zgjidhja me e mire dhe une do te pranoja cdo rezultat", tha Berisha ne nje konference shtypi te zhvilluar para mbledhjes se qeverise. "Ekziston perkushtimi im i plote dhe total per voten e lire. Kodi do te votohet, sepse me ate greve urie nuk kemi pasur asnje lidhje. Per mua nese komisioneri ishte i Gjinushit, i Metes apo i zotit Milo apo i tjeterkujt, kjo nuk kishte ndonje dallim te madh, perkundrazi mbajta perbaltjen e greves se urise", u shpreh kryeministri. Nuk eshte e vertete, vijoi me tej Berisha se nese jepet koha e nevojshme per dialog do te demtohet procesi, perkundrazi procesi merr edhe garanci shtese per kete diskutim. "Une jam neutral ne kete mes. Uroj qe ata te gjejne nje mirekuptim dhe kaq, nuk kam ndonje gje tjeter", tha ai, duke nenvizuar se nuk perzihet ne ceshtjet e brendshme te opozites. "Nuk eshte e vertete qe nese jepet koha e nevojshme per dialog do te demtohet procesi, perkundrazi procesi merr edhe garanci shtese per kete diskutim", deklaroi kreu i mazhorances. Per te cilin pavaresisht se fillojne duke cituar ate qe ne fillim, ata e dine qe me te s`kane asgje, "por ua do puna qe te simetrizojne betejen, le ta bejne. Uroj qe te gjejne nje zgjidhje dhe kaq. Une nuk perzihem". Nje perpjekje e kryeministrit per t'i "pajtuar" me tej Ramen e Meten, pavaresisht se marredheniet mes tyre kane prekur fundin. A.G

Kodi, "ngrin" miratimi

Kuvendi ngre zerin ndaj kthimit te Kodit nga Presidenti Bamir Topi se shkakton vonesa, dhe shtyn vete miratimin e ndryshimeve te tij. Rishqyrtimi i ligjit te zgjedhjeve, nuk eshte aq emergjent sa duket per politiken, pasi gjate ketyre diteve, Kodi jo vetem nuk eshte korrigjuar, por edhe nuk eshte marre ne shqyrtim nga komisionet, duke u shtyre per ne seancen e se henes. Nderkohe qe Komisioni i Ligjeve mund te refuzoje shqyrtimin, pasi sipas nenit 86 te rregullores, duhet ta shqyrtoje Komisioni i Posacem. Qe ka pushuar se funksionuari. Ose do te rivitalizohet Komisioni, ose ligji elektoral do hyje ne fuqi pa asnje ndryshim. Partite politike kane dhene disa variante se si mund ta permiresojne Kodin Zgjedhor. Me nje dispozite kalimtare per keto zgjedhje apo me korrigjime konkrete ne nenet qe Presidenti cilesoi si ne mosperputhje me Kushtetuten e vendit per dekretimin e dates se zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›