E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Partitë politike të pranojnë rezultatin

09/05/2011   Kryeministri me bashkëshorten votojnë në njësinë nr. 2, pranë liceut artistik

“Partitë politike duhet të respektojnë verdiktin e dhënë nga qytetarët nëpërmjet votës”, - ky është mesazhi i dhënë nga kryeministri Berisha gjatë votimeve të ditës së djeshme. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri është paraqitur në qendrën e votimit nr. 2 pranë liceut artistik, ku ka kryer edhe procedurat e votimit. “Apeli im në këtë ditë zgjedhjesh për të gjitha forcat politike është të kontribuojnë për një proces normal dhe natyrisht të pranojnë verdiktin, peshën, që del nga vota e qytetarëve shqiptarë

Pas votimit kryeministri u ka bërë apel qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces duke votuar për kandidatët që ata besojnë, se me aftësitë, përkushtimin, integritetin dhe mundësitë e tyre do të ndryshojnë më shumë për mirë jetën e tyre, komunitetit dhe vetë qytetit për katër vjetët e ardhshëm. Sipas kryeministrit, maxhoranca është e vendosur që të respektojë me nderim të veçantë votën e çdo qytetari shqiptarë, gjë të cilën duhet ta bëjnë të gjitha forcat politike në vend. Lidhur me qëndrimin e ndërkombëtareve mbi përmbushjen e standardeve kryeministri Berisha ka pohuar se çdo komb voton për vetën e tij dhe për liritë e tij, duke i klasifikuar këto zgjedhje si proces themelor të një demokracie që ka të bëjë me një standard ndërkombëtarë që çdo vend duhet të realizojë. Në këtë kontekst, sipas kryeministrit është jetike që procesi zgjedhor të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Njëkohësisht kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe interesimit të medies mbi faktin e një tërheqje të mundshme.

“Unë nuk kam pse të paragjykoj asnjë, shpreh respektin tim për të gjithë pjesëmarrësit dhe nuk kam asnjë lloj arsye të paragjykoj një vendimmarrje të tillë nga opozita. Nuk besoj që opozita të tërhiqet, unë shoh se pjesëmarrja është kudo dhe komisionerët e të gjitha forcave politike sot janë vendimmarrësit më të rëndësishëm të këtij vendi. Kryeministri sot është një votues, vota e të cilit administrohet nga ata komisionerë që janë aty, dhe kjo është për të gjithë.” Kundrejt procedurës së votimit, kryeministri Berisha ka sqaruar se procesi ishte fare normal dokumentacioni ishte shumë i kthjellët. Më pas, duke shfrytëzuar heshtjen zgjedhore, kryeministri është larguar, duke i përkushtuar një pjesë të paradites familjes së tij.

Basha: 8 maji ditë e bukur deri në fund

Ndërsa ka votuar pranë çerdhes nr. 13 në kryeqytet pranë njësisë bashkiake nr. 8, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të zhvillojnë zgjedhje të qeta dhe procesi të vijojë pa probleme. "Procesi shkoi shumë mirë. Uroj dhe jam i bindur se kjo ditë e bukur do të shkojë mbarë. U uroj mbarësi, mirësi, votim të qetë të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve të Shqipërisë anë e mbanë”, - ka deklaruar Basha menjëherë pas procesit të votimit.

“Unë nuk kam pse të paragjykoj asnjë, shpreh respektin tim për të gjithë pjesëmarrësit dhe nuk kam asnjë lloj arsye të paragjykoj një vendimmarrje të tillë nga opozita. Nuk besoj që opozita të tërhiqet, unë shoh se pjesëmarrja është kudo dhe komisionerët e të gjitha forcave politike sot janë vendimmarrësit më të rëndësishëm të këtij vendi. Kryeministri sot është një votues, vota e të cilit administrohet nga ata komisionerë që janë aty, dhe kjo është për të gjithë”, - ka deklaruar kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›