E Diel, 1 Nëntor 2026

Për votën mbërrijnë 11.729 emigrantë nga pikat kufitare

09/05/2011  Policia e Shtetit: Deri në orën 17.00 kishte shtim të fluksit në pikat e kufirit

TIRANË- Dyndje emigrantësh janë vënë re në të gjitha pikat kufitare, teksa synimi i mbërritjes së tyre në Shqipëri është qartazi e drejta e tyre kushtetuese për të shprehur vullnetin e tyre me votë. Kështu, dje kaluan kufijtë 11.729 shqiptarë, deri në orën 17.00. Policia e Shtetit njofton se nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit janë marrë masa për menaxhimin sa më mirë të fluksit të hyrje-daljeve në pikat e kontroll kalimit kufitar, me qëllim krijimin e të gjitha lehtësirave të nevojshme për ata shtetas shqiptar që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri për të votuar. Strukturat e Policisë Kufitare janë në gatishmëri të plotë për t’u shërbyer në kohë dhe me cilësi qytetarëve. Gjatë ditës së djeshme (nga ora 00.00’ deri në orën 17.00’) është vërejtur shtim i fluksit të hyrjes së shtetasve shqiptarë në disa prej pikave kryesore të vendit.

Flukset sipas pikave kufitare

Në qarkun e Tiranës, ku aeroporti i Rinasit është pika matëse, deri në orën 17.00 kanë hyrë 1897 shtetas shqiptarë. Një tjetër qark me pika kufitarë është ai i Shkodrës, ku në Muriqan hynë 253 persona, në Hanin e Hotit kanë mbërritur 258 persona dhe në pikën Bashkim hynë 8 persona. Në Morinë të Kukësit kanë hyrë 1066 shqiptarë, në Qafë-Prush hynë 162 persona dhe në Qafë-Morinë kanë hyrë 421 shtetas. Sakaq, nga Bllata e Dibrës hynë 249 persona. Në portin e Vlorës kanë hyrë 400 shqiptarë, në Sarandë mbërritën 230 persona, në Qafë-Botë hynë 866 persona dhe në Rips kanë hyrë 25 shqiptarë. Ndërkaq, nga Kakavija mbërritën 2798 shqiptarë dhe tek Tri Urat kanë hyrë 330 persona. Nga pika kufitare e Kapshticës erdhën 1517 shqiptarë, nga Gorica kanë hyrë 59 person, në Tushemisht 73 shtetas dhe në Qafë Thanë erdhën 328 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›