E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Per 18 muaj perfundojme Tirane-Elbasan

Brenda 18 muajve do te perfundoje autostrada qe lidh Elbasanin me Tiranen. Kete premtim beri mbreme Kryeministri Sali Berisha ne mitingun per 20-vjetorin e krijimit te deges se Partise Demokratike...

Kryeministri Sali Berisha siguroi dje qytetaret e Elbasanit se brenda 18 muajve do te perfundoje autostrada qe i lidh me Tiranen. Ne mitingun per 20-vjetorin e krijimit te deges se Partise Demokratike ne Elbasan Kryeministri Sali Berisha vuri ne dukje se krijimi i saj ne kohen e komunizmit totalitar i riktheu vendit vlerat dhe besimin tek e ardhmja.

Eumlshte koha te jemi krenare me vendimin qe morem 20 vjet me pare kur vendosem te krijonim partine me fisnike partine e te drejtave me njerezore. Ne krijuam Partine Demokratike ne kohen e komunizmit me totalitar - u shpreh Berisha. Para qindra qytetareve elbasanas Kryeministri premtoi se autostrada Tirane ndash Elbasan do te kthehet ne realitet pas 18 muajsh. Sipas tij ndertimin i autostrades Tirane ndash Elbasan do te beje te mundur bashkimin me te shpejte te kryeqytetit me pjesen jugore te vendit. Une vij sot ketu tek ju me nje kenaqesi te vecante sepse kete vit dhe ne 18 muaj nje enderr e juaja fisnike e baballareve tuaj e gjysherve tuaj do te behet realitet. Autostrada Tirane-Elbasan do te jete veper madhore e juaja e qeverise sime dhe dua tu garantoj ju se kjo eshte dhe do te mbetet nje nga kenaqesite e medha te jetes sime nje premtim i mbajtur per endrren tuaj fisnike - deklaroi z.Berisha. Ne cilesine e kryetarit te Partise Demokratike ai theksoi se kjo force politike arriri te kthente besimin tek e ardhmja ne nje kohe kur para 20 vitesh ne ishim kombi me i shtypur. Ne u beme avokatet me te fuqishem te shqiptareve kudo qe ndodhen dhe sot jemi krenare qe kemi Kosoven e pavarur - theksoi Berisha.
Ai u perqendrua me tej ne heqjen e vizave duke thene se ajo ishte nje fitore e madhe duke mos harruar as faktin se Shqiperia qendron ne krye te rritjes ekonomike te vendeve ne teresi.
Ne nje hark te shkurter vetem prej 5 vitesh ne ia dolem te dyfishonim rrogat dhe pensionet dhe ta shnderronim Shqiperine ne nje kantier te madh zhvillimi. Une vij sot te ju me nje kenaqesi te madhe sepse kete vit nje enderr juaja fisnike do te behet realitet autostrada Tirane ndash Elbasan - tha Berisha. Gjate fjales se mbajtur ne 20-vjetorin e Partise Demokratike Kryeministri i vendit Sali Berisha hodhi sinjalin e pare per fillimin e fushates elektorale te 8 majit. Ne 8 maj fitorja do te jete jona - u shpreh kreu i ekzekutivit shqiptar ku duke vijuar me tej ai tha se shqiptaret votuan dhe do te votojne te lire. Nga qyteti i Elbasanit z. Berisha u shpreh i sigurt se mazhoranca do te fitoje zgjedhjet e 8 majit duke perseritur sic tha ai fitoren e 22 marsit te vitit 1991. Me tej ai shtoi se shqiptaret kane votuar dhe do te votojne te lire ne zgjedhje. Sipas Berishes nje nga arritjet me te medha eshte liberalizimi i vizave cka solli qe te gjithe shqiptaret te kene mundesine te levizin te lire ne te gjithe Evropen.
Gezuar 20-vjetorin ditelindjen e lirive dhe te drejtave tuaja njerezore themelimin e pluralizmit politik ne Elbasan themelimin e demokracise. Sot pas 20 vitesh burrat dhe grate qe 20 vjet me pare themeluan pluralizmin politik Partine Demokratike duhet te ndihen me krenare se kurre me mirenjohes me te vleresuar ndaj guximit qe deshmuan 20 vite me pare.
Duke bere nje bilanc per arritjet gjate 20 viteve Berisha theksoi vendosmerine per te ecur perpara dhe per te luftuar per arritje te metejshme.
Ne themeluam PD-ne ne kohen e monizmit me totalitar. Ne sot duhet te ndihemi krenar sepse ne keto 20 vite rikthyem vlerat hyjnore te shoqerise ne rikthyem besim tek Zoti tek profeti tek e ardhmja. Elbasani si Evropa Shqiperia si Evropa. Nen kete moto Kryeministri theksoi arritjet suksesin edhe pas Vitit te Ri ku shqiptaret festuan si evropiane te vertete per sa i takon levizjes.
Vizituat njerezit tuaj pa viza me te denje se kurre me pare. Sot duhet te ndihemi me krenare sepse ky vend i ka mbijetuar krizes ne saje te reformave te shkelqyera te ndermarra gjate ketyre viteve. Nga pallati i sportit ne Elbasan Kryeministri theksoi se objektiv kryesor i qeverise mbetej infrastruktura ndonese Shqiperia u shpall nga agjencite nderkombetare si me E Bukura e Dheut per potencialin e saj turistik.
Duke u shprehur se shqiptaret duhet te jene krenare per arritjet Berisha permendi levizjen e lire pa viza. Vizituat njerezit tuaj pa viza me te denje se kurre me pare. Sot duhet te ndihemi me krenare sepse ky vend i ka mbijetuar krizes ne saje te reformave te shkelqyera te ndermarra gjate ketyre viteve. Berisha nder te tjera premtoi se e gjithe Shqiperia do te behet me infrastrukture te re. Kete vit do te behet realitet autostrada Tirane ndash Elbasan - tha ai. Gjate fjales se tij Berisha tha se Partia Demokratike riktheu ne Elbasan dhe ne te gjithe Shqiperine vlerat me njerezore dhe ato te shoqerise. Duhet te ndihemi krenare se me harmonine tone fetare ne rrezatojme miresi ne te gjithe boten. Bashkejetesa fetare ne Shqiperi eshte nje mesazh shume i shkelqyer qe mberrin nga vendi yne - u shpreh Kryeministri. Ne kete aktivitet z.Berisha shoqerohej nga Ministri i Brendshem Lulzim Basha kryetari i PD-se dhe deputeti i ketij qarku Luciano Boci deputete drejtues dhe ish-themelues te Partise Demokratike te ketij qyteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›