Digjen ne Farke fletet e votimit

Komisioni i ngritur me urdher te kreut te KQZ-se Ristani ne prani edhe te nje punonjesit te Arkivit te Shtetit nisi dje perzgjedhjen e materialeve duke percaktuar dokumentacionin...
Nisi dje djegia e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Ne oret e para te mengjesit komisioni i ngritur me urdher te kreut te KQZ-se Ristani ne prani dhe te nje punonjesit te Arkivit te Shtetit nisi perzgjedhjen e materialeve duke percaktuar dokumentacionin qe dergohet ne arkiv dhe ate qe digjet. Pas ketij procesi ndares makina te ushtrise kane sherbyer per te derguar dosjet me materialet zgjedhore ne Arkivin e Shtetit. Ndersa nje tjeter makine e ushtrise e ngarkuar me qeset e zeza ku ishin futur fletet e votimit dhe kunderfletet eshte drejtuar ne Uren e Farkes ku eshte bere dhe asgjesimi i tyre. Fletet e votimit kane sherbyer si argument i opozites per me shume se nje vit e gjysme duke kushtezuar gjithe procesin politik ne vend.
Djegia e fleteve
Komisioni i ngritur me urdher te kreut te KQZ-se Arben Ristani i perbere nga sekretarja e Pergjithshme e KQZ-se drejtoresha juridike shefi i protokollit dhe nga nje perfaqesues i arkivit ne oret e para te mengjesit te djeshem ishin ne fshatin Lunder ku nisi procesi per djegien e fleteve te votimit dhe arkivimin e materialeve zgjedhore. Procesi i seleksionimit te dokumentacionit eshte bere nga 48 punonjesit e perkohshem te punesuar nga KQZ dhe te trajnuar me pare nga komisioni i ngritur per kete qellim. Puna ka nisur me ndarjen e materialeve zgjedhore te cilat te vendosura ne dosje jane cuar dhe te ngarkuara ne nje makine te ushtrise jane drejtuar per ne Arkivin e Shtetit. Nderkohe qe fletet e votimit se bashku me kunderfletet jane mbledhur ne qese te zeza. Keto qese jane ngarkuar me tej ne nje tjeter makine te ushtrise dhe jane drejtuar ne Uren e Farkes ku eshte bere dhe asgjesimi i tyre. Ka qene ora 1330 e se premtes kur ne nje prej gropave te riciklimit te inerteve te perdorura shpesh dhe per asgjesimin e materialeve kontrabande ka nisur djegia e fleteve te votimit. Ky proces seleksionimi pershin dhe mbajtjen e nje procesverbali te plote per te gjitha materialet zgjedhore qe e perfundojne ne Arkivin e Shtetit si dhe per fletet e votimit qe asgjesohen. Po ashtu punonjesit e perkohshem nen kujdesin dhe te komisionit te ngritur nga KQZ duhet te vendosin ne dosje me vete listat e zgjedhesve te cilat jane pjese e kutive te materialeve zgjedhore. Kjo ne zbatim te vendim te marre dje nga KQZ i cili ndan listat e zgjedhesve si dokumente ku ka te dhena personale nga materialet e tjera zgjedhore. Procedura e nisur dje do te vijoje per rreth dy muaj kur pritet te perfundoje teresisht ky proces.
2011 KQZ miraton shpenzimet buxhetore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton diten e hene projektvendimin Per miratimin e detajimit te shpenzimeve buxhetore per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per vitin 2011. Sipas relacionit qe shoqeron kete vendim shuma totale e buxhetit eshte 102200000 leke nga te cilat 68.200.000 leke jane per paga shpenzimet per sigurime shkojne ne 8.000.000 leke shpenzime operative 19.680.000 leke transferta korente me jashte 200.000 leke pagesa te tjera me ligj te vecante 3.120.000 leke dhe 3.000.000 leke do te perdoren per investime. Krahasuar me buxhetin e rishikuar te vitit 2010 buxheti ka nje rritje prej 2.2 milione lekesh ne zerin paga per shkak te perfshirjes ne zerin e pagave te efektit te VKM-se nr. 610 date 8.7.2010 dhe VKM-se nr. 621 date 8.7.2010 me ane te te cilave eshte rritur niveli i pagave si per nepunesit civil ashtu edhe per punonjesit me klasa si dhe per shkak te celjes se fondit te pagave per anetaret e KQZ-se ne perputhje me nenin 17 pika 1 te Kodit Zgjedhor sipas te cilit Paga dhe privilegjet e anetarit te KQZ-se jane te njejta me pagen dhe privilegjet e gjyqtarit te Gjykates se Larte. Nderkohe qe ne krahasim me vitin 2010 ka nje ulje prej 3.66 milione lekesh ne zerin shpenzime per mallra dhe sherbime. Ne zerin shpenzime per paga perfshihen pagat e stafit politik punonjesve me status te nepunesit civil punonjesve me klasa. Gjithashtu fondi i pagave perfshin edhe pagesen e anetareve te KQZ-se te cileve ju nderpre mandati per shkak te hyrjes ne fuqi te Kodit te ri Zgjedhor. Detajimi i shpenzimeve operative eshte bere ne perputhje me limitet e miratuara realizimin e vitit 2010 si edhe ne prioritetet qe ka institucioni per vitin 2011. Pjese e struktures se shpenzimeve buxhetore per vitin 2010 do te jene edhe detyrimet e pashlyera ne fund te vitit 2010 si rezultat i rishikimit qe iu be buxhetit te vitit 2010 me ligjin nr. 10310 date 26.7.2010 Per disa ndryshime ne buxhetin e vitit 2010.