Marty Haxhinasto Jo pengese per njohjen e Kosoves
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka bindjen e plote se raporti i Dick Martyt nuk do te ndikoje ne procesin e njohjeve te metejshme te pavaresise se Kosoves. Kryediplomati shqiptar beri dje te ditur se nga Beogradi zyrtar ska ardhur asnje kerkese per nisjen e hetimeve pas pretendimeve te ngritura nga deputeti zviceran. Por sipas tij raporti i komisionerit te KE-se Dick Marty per Kosoven mund te ngadalesoje njohjen e pavaresise se saj por nuk mund ta pengoje ate. Duke pershendetur edhe njohjen e pavaresise se Kosoves nga Katari ministri Haxhinasto vuri ne dukje se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pandalshem dhe se raporti i Martyt nuk mund ti pengoje njohjet e saj. Une e quaj te rendesishem vendimin e Katarit per njohjen e pavaresise se Kosoves qe do te pasohet edhe nga njohje nga shtetet te tjera qe vleresojne progresin e bere nga Kosova por gjithashtu edhe per vleresimin e kontributeve qe jep pavaresia e saj per paqen dhe stabilitetin dhe per zhvillimin e rajonit te Ballkanit - theksoi Haxhinasto. Gjithashtu Haxhinasto deklaroi se qeveria ka shprehur gatishmerine e saj per te bashkepunuar me Hagen dhe misionin EULEX nese keto do te kryejne hetime mbi raportin e Dick Martyt. Jemi te gatshem per hetime nga Haga dhe EULEX-i. Shqiperia do te bashkepunoje plotesisht - shtoi kryediplomati shqiptar duke shtuar se deri tani nga pala serbe nuk ka pasur asnje kerkese zyrtare per hetimin e akuzave te reporterit te Keshillit te Evropes Dick Marty. Tashme MPJ dhe qeveria ne bashkepunim te ngushte me Parlamentin kane pergatitur nje qendrimin i cili do te zbatohet nepermjet nje plan-veprimi qe eshte konceptuar te realizohet brenda Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes por dhe ne marredhenie dypaleshe me te gjitha vendet anetare te ketij Keshilli. Sigurisht eshte bere tashme e ditur se Republika e Shqiperise ka ofruar te gjithe gatishmerine e mundshme. Ne do te vazhdojme ta beje kete gje edhe ne te ardhmen me institucionet nderkombetare qe lidhen me hetimin e pretendimeve plotesisht te pabaza te ngritura ne raport ne menyre qe te hetohet perseri dhe ti jepet pergjigje perfundimtare te gjitha ketyre pretendimeve te paqendrueshme qe here pas here dalin ne mediat nderkombetare si thashethemnaja apo opinione negative rreth Shqiperise shqiptareve Kosoves dhe gjithe faktoreve progresive te rajonit tone theksoi z.Haxhinasto. Ai vleresoi faktin qe viti diplomatik 2011 hapet me nje ngjarje te rendesishme sic eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga Shteti i Katarit. Vendimi i Katarit per njohjen e pavaresise vjen ne nje moment te rendesishem kur per shtetin e Kosoves si dhe luftes clirimtare te saj eshte ngritur nje fushate denigruese nepermjet raportit dhe reporterit te Keshillit te Evropes. Une besoj se njohje te reja do te vazhdojne dhe kjo do te jete pergjigja me e merituar ndaj ketij raporti dhe ndaj fushates kunder Kosoves dhe procesit te njohjeve te reja - u shpreh z.Haxhinasto.