E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika per rrugen e bagetive gjashte te plagosur

Kur efektivet e Gjirokastres kane mberritur ne vendngjarje kane gjetur te gjashte personat me plage te renda ne trup nga goditjet e marra nga mjete te forta e te mprehta njeri prej te cileve efektiv policie

Gjashte te plagosur nga thika e mjete te tjera te mprehta eshte bilanci i nje sherri te ndodhur ne fshatin Shtepez te Gjirokastres per bagetine qe po kulloste. Pjesetaret e ketij konflikti jane anetaret e familjes Sina me ate te familjes Lluka. E gjithe ngjarja ka ndodhur kur rreth ores 0830 kater anetaret e familjes Sina po transferonin bagetine e tyre nga Tepelena per ne Gjirokaster duke kaluar ne pronen e familjes se Llukes. Ne kete moment ka dale kryefamiljari Bexhet Lluka i cili eshte edhe me detyre punonjes policie ne Komisariatin e Policise Gjirokaster. Ai ka filluar qe te debatoje me Zaim Sinen per bagetine e cila po kulloste ne fushen e tij. Pak caste me vone debati ka degjeneruar ne grushte e me pas jane perdorur gure shkopinj dhe thika ku si pasoje e kesaj perleshjeje kane mbetur te plagosur te gjithe pjesetaret ne sherr. Personat e konfrontuar me njeri-tjetrin jane Zaim Sina 61 vjec me tre djemte e tij Altin Sina 34 vjec Bledar Sina 29 vjec dhe Besian Sina 24 vjec dhe Bexhet Lluka bashke me djalin e tij Endi Lluka 23 vjec. Rreth ores 0900 ne policine e Gjirokastres ka ardhur nje telefonate e cila tregonte se ne vendin e quajtur Subash ne aksin rrugor Gjirokaster ndash Tepelene ka nje sherr me thika mes disa personave. Menjehere ne vendngjarje jane nisur forca te shumta policore per te bere te mundur edhe parandalimin e metejshem te ketij konflikti qe mund te kishte sjelle dhe viktima. Kur efektivet e Gjirokastres kane mberritur ne vendngjarje kane gjetur te gjashte personat me plage te renda ne trup nga goditjet e marra nga mjete te forta e te mprehta. Si pasoje e kesaj perleshjeje kane mbetur te plagosur te gjithe pjesetaret ne sherr konkretisht Bexhet Lluka se bashku me djalin si dhe Zaim Sina se bashku me djemte - ka njoftuar policia. Me pas blute i kane shoqeruar ata per ne spitalin rajonal te Gjirokastres ku te gjashte kane marre ndihmen e pare mjekesore. Mesohet nga ana e efektiveve te Gjirokastres se te gjithe personat jane jashte rrezikut per jeten dhe po mbahen nen mbikeqyrje nga ana e policise. Menjehere nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster eshte bere pezullimi nga detyra i punonjesit te policise deri ne sqarimin e plote te ngjarjes.

Ngjarja

Shkak i sherrit kane qene bagetite e familjes Sina e cila po kalonte ne pronen e Bexhet Llukes. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Subash ne aksin rrugor Gjirokaster ndash Tepelene ne nje fushe qe sherbente per kullote bagetish e cila eshte ne pronesi te Llukes kur per gjate rruges per te derguar bagetite e tyre nga Tepelena per ne Gjirokaster Zaim Sina se bashku me tre djemte e tij Altin Bledar dhe Besian Sina. Kater anetaret e familjes Sina kane vendosur qe te kalojne nga ky vend bagetine e tyre. Ne kete moment eshte afruar edhe punonjesi i policise Bexhet Lluka me te birin Endi Lluka duke kerkuar qe ata te largoheshin nga fusha te cilen e kishte nen pronesi. Por nuk kane qene te te njejtit mendim kater anetaret e familjes Sina te cilet e kane kundershtuar kete kerkese gje e cila ka sjelle edhe nxehjen te metejshme te debatit. Nuk eshte dashur shume dhe debati ka degjeneruar ne perdorimin e dhunes duke sjelle edhe plagosjen e te gjashte personave. Ne vendngjarje ka mberritur edhe policia. Ajo ka bere shoqerimin per ne spital per te marre edhe ndihmen mjekesore. Burime nga policia e Gjirokastres bejne me dije se ata po mbahen nen mbikeqyrje nga ana e saj.

Meqenese ne kete konflikt eshte perfshire nje punonjes policie te gjitha veprimet procedurale dhe ligjore po drejtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›