E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta PS u terhoq nga hetimi i zgjedhjeve

Per kreun e LSI-se Ilir Meta opozita i ka pasur te gjitha mundesite per te realizuar hetimin parlamentar. Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta duke mos dashur te komentoje vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per djegien e fleteve te votimit deklaron se Partia Socialiste i ka pasur te gjitha shanset per te realizuar hetimin e zgjedhjeve.Sipas Metes Partia Socialiste u terhoq nga hetimi i zgjedhjeve me gjithe mundesite e ofruara nga mazhoranca.

Opozita i ka pasur te gjitha mundesite per te realizuar hetimin parlamentar. Lidhur me djegien e fleteve te votimit ky eshte nje vendim qe i takon KQZ-se dhe nuk do te bej komente per kete vendim por mund tju them qe vete PS eshte terhequr prej gati 2 muajsh nga hetimi i fleteve te votimit - theksoi Meta. Dhe se dyti - shtoi ai - nuk do te ishte normal nje veprim i tille nese PS-ja prej kohesh gje qe eshte kerkuar jo vetem nga mazhoranca por edhe nga faktori nderkombetar do te kishte kerkuar ne Gjykaten Kushtetuese interpretimin per mundesine e hetimit apo te rinumerimit te fleteve te votimit. Atehere po qe ky vendim do te ishte nje vendim i nxituar. Por perderisa per gati nje vit e gjysme nuk u shpreh asnje interes per kete drejtim dhe perderisa u pranua publikisht vetem dy muaj me pare qe nuk kishte me interes per te rinumeruar fletet e votimit aq me teper nuk kishin kerkuar asnjehere rinumerim te fleteve te votimit mendoj qe kjo eshte nje ceshtje qe i takon ne menyre ekskluzive KQZ-se - theksoi z. Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›