PDU Peticion mbarekombetare kunder raportit te Martyt
PDU-ja e Shpetim Idrizit nisi dje organizimin per peticion mbarekombetar kunder raportit te Dick Martyt. PDU u ben thirrje te gjithe qytetareve qe te nenshkruajne peticionin kunder ketij raporti qe fyen mbare kombin shqiptar mbi luften per clirimin e Kosoves. Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet z. Shpetim Idrizi u takua dje me drejtuesin e Organizates se Veteraneve te Luftes se UCK-se ne Kosove z. Muharrem Xhemajli ku prezantoi vijimin e kesaj nisme edhe ne Shqiperi. Z. Xhemajli tha se kishte zgjedhur si bashkebisedues per ta cuar me para idene e peticionit pikerisht zotin Idrizi si lider i nje partie te angazhuar per ceshtjen kombetare ne te gjitha viset ku ka shqiptare. Z. Idrizi e njohu z. Xhemajli me aktivitetin e PDU-se gjate periudhes se fundit. Ai e vleresoi si te rendesishme nismen e OVL te UCK-se por nenvizoi se ketij peticioni i duhet dhene karakter mbarekombetar . Ky peticion - vazhdoi zoti Idrizi - duhet te shkoje ne destinacion ne Keshillin e Evropes dhe te mos mbetet per konsum te brendshem. Raporti i Dick Martyt fyen shqiptaret si komb kudo qe jane ne Shqiperi ne Kosove ne Maqedoni ne diaspore ndaj ai meriton nje pergjigje kombetare - tha zoti Idrizi. Ai parashtroi me tej idene e nje reagimi te te gjithe faktorit politik shqiptar ndaj raportit duke synuar njeheresh edhe koordinimin me faktorin perendimor ne menyre qe ai raport te rrezohet ne 24 janar. Vetem rrezimi i plote i raportit do ta hiqte njollen qe Serbia nepermjet duarve te nje parlamentari zviceran do ti vendose kombit shqiptar kombit me properendimor ne Ballkan - tha zoti Idrizi njeheresh anetar i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Evropes. PDU do te marre persiper krijimin e te gjithe infrastruktures se nevojshme per te realizuar kete peticion dhe u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare qe ta nenshkruajne ate si nje shenje e solidaritetit bashkepunimit dhe reagimit mbarekombetar ndaj shpifjeve te raportit te Dick Martyt.