E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedhjet ne PS Meta prezanton Hushin e Manjanin

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta prezantoi dje zyrtarisht si anetare te LSI-se ish-deputetin e PS-se Durim Hushi dhe ish-anetarin e Asamblese se PS-se Ylli Manjani. Te dy anetaret e rinj te LSI-se jane zyrtare te larguar nga Partia Socialiste dhe LSI mbetet e hapur per te pritur ne radhet e saj te tjere te pakenaqur nga PS-ja e Edi Rames. Ne nje konference per shtyp kryetari i LSI-se Meta tha se kjo force politike eshte nje parti e hapur per te pritur anetare te rinj me synimin qe te gjithe te kontribuojne ne integrimin e vendit. Dua te shpreh kenaqesine qe jam sot perpara jush me dy kolege te njohur dhe te nderuar te jetes politike dhe publike ne vend dhe tu uroj atyre njekohesisht mireseardhjen ne LSI. Pra me zotin Durim Hushi nje politikan i njohur dhe deputet i njohur ne disa legjislatura dhe zotin Ylli Manjani politikan i njohur dhe ekspert i njohur i ceshtjeve ligjore - theksoi z. Meta. Kreu i LSI-se u shpreh me tej se keto hyrje te reja jane deshmi e hapjes se LSI-se. Ne kete rast pervec falenderimit per zgjedhjen qe ata kane bere dua te shpreh besimin tim se kapacitetet qe ata perfaqesojne eksperienca e tyre pervoja pozitive qe kane pasur gjate kesaj periudhe te angazhimit politik dhe publik jo vetem qe jane te mirepritura ne LSI por jam i bindur se do te kontribuojne ne realizmin e objektivave tane te perbashket ne emer te nje politike me konstruktive ne Shqiperi - tha Meta. Gjate konferences ka folur Durim Hushi i cili per angazhimin e tij ne LSI ka falenderuar kreun e kesaj partie Ilir Meten. Hushi ka shtuar se kjo parti tregon garanci per stabilitet. Levizjes Socialiste per Integrim i eshte bashkangjitur gjithashtu Ylli Manjani i cili vleresoi kete parti dhe gjithashtu shprehu gatishmerine per te kontribuar ne kete sfide.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›