Berisha: “Për 6 muaj 13.533 biznese të reja”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Këtë 6–mujor, eksportet “Made in Albania” janë rritur me 41 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Importet janë rritur me 13 për qind, por rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve”
Kryeministri Sali Berisha vlerëson punën e qeverisë së tij në kuadër të zhvillimit ekonomik të vendit. Sipas tij, eksportet në 6-mujorin e parë të 2008-ës janë rritur me 41 për qind, të ardhurat nga taksat e tatimet janë rritur me 19.1 për qind, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2007-ës, ndërsa numri i bizneseve të reja të regjistruar është mbi dyfishuar, duke arritur në 13.533 kundrejt 6608 bizneseve të regjistruara në 6-mujorin e parë të vitit 2007. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha theksoi se rritja në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit është shumë e dukshme, duke shënuar tashmë vlera me dy shifra. Ai pohoi gjithashtu se janë rritur shumë eksportet shqiptare, të cilat janë 3 herë më shumë se rritja e importeve.
Deklarata
“Kam shumë kënaqësi t ju informoj për zhvillime ndër më pozitivet në 13 vitet e fundit, zhvillime të cilat kanë të bëjnë me ekonominë e tregut. Tre vjet më parë, kur u paraqitëm shqiptarëve programin tonë ekonomik në fushatë elektorale dhe në Parlament, ne u zotuam solemnisht se do ta bëjmë Shqipërinë vendin e rritjes së shpejtë ekonomike. Ky zotim bazohej, para së gjithash, në besimin tonë tek programi i qendrës së djathtë dhe zbatimi i tij , - tha ai. Berisha tha se kjo bazohej edhe në faktin se në vitin 1995 Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me rritje dyshifrore. Ai pohoi më tej se këtë 6-mujor, krahasuar jo me 6-mujorin e qeverisjes socialiste, jo me 6-mujorin e vitit 2006, por me 6-mujorin e parë të vitit 2007, janë regjistruar 13.533 biznese të reja, kundrejt 6.608 bizneseve të regjistruara në 6-mujorin e parë të vitit 2007. “Pra, numri i bizneseve është mbi dyfishuar, duke dyfishuar kështu fuqinë e iniciativës së lirë të shqiptarëve, guximin, vendimmarrjen e tyre në lidhje me bizneset. Këtë 6– mujor, eksportet “Made in Albania” janë rritur me 41 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Importet janë rritur me 13 për qind, por rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve”, - tha ai. Sipas kreut të Ekzekutivit dhe rritja e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, krahasuar me të njëjtin 6-mujor të vitit 2007, është 19.1 për qind, ose 19 miliardë lekë. Ai theksoi se këto rritje janë një bum i padiskutueshëm, pasi një vend në të cilin eksporti i prodhimeve vendase rritet me 41 për qind, të ardhurat rriten me 19 për qind, bizneset rriten me mbi 100 për qind, sigurisht që krijon një bum. Para së gjithash, sipas tij, ky është rezultat i luftës me zero tolerancë ndaj mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, klientelizmit, është rezultante e zbatimit me besnikëri të programit të qendrës së djathtë. “Në këtë drejtim, dua t ju informoj se nuk ka asnjë qeveri tjetër që të ketë zbatuar më besnikërisht këtë program sesa qeveria ime. Të dhënat për këto rritje janë në ueb-in e Kryeministrisë dhe ju mund t u referoheni”, - tha ai. Berisha tha se Qeveria shqiptare është modeli i qeverisë së vogël, e cila në raport me GDP-në, ka një fond pagash, si përqindje, ndër më të pranueshmet prej 6.2 për qind të GDP-së, me gjithë dyfishimin e pagave. Madje, sipas tij, të shumtë janë ata që flasin për shkurtim të shpenzimeve operative, por realitet e ka bërë qeveria e kryesuar prej tij, e cila nga 3.9 për qind që kanë qenë këto shpenzime në vitin 2005, i ka sjellë ato në 2 për qind, madje, këtë vit do të jenë edhe më pak. “Të gjitha këto, unë i raportova në seancën plenare të liderëve të 62 partive të qendrës së djathtë, që grupohen në Unionin e Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar. Këto arritje patën impaktin më pozitiv tek ata”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008