Drogë në QSUT, arrestohet 22-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga 22-vjeçari që përdorte drogë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Shërbimet e Komisariatit Nr.4 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Drogës, mundësuan kapjen në flagrancë të Elidor Xhikut, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap me një sasi prej 1.6 gram bimë, e dyshuar si narkotike, e llojit kanabis sativa. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1.6 gram bimë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Mbajtjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008