Digjet anija që transportonte benzinë, digjen 3 marinarë
Autori i Lajmit: red.
Përfshihet nga flakët anija, plagosen tre anëtarë të ekuipazhit. Ngjarja ka ndodhur dje në portin e Durrësit kur është përfshirë nga flakët anija “Evangelis G”. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qyteti, mësohet se ekuipazhi kishte gjithsej 10 persona, të gjithë shqiptarë. “Anija u përfshi nga flakët dje në një distancë prej 8 milje në veri të Kepit të Stillos”, - thanë burimet policore. Më pas mjetet lundruese të policisë kufitare detare transportuan drejt portit të Durrësit tre marinarët e dëmtuar. Ata kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa njëri mësohet se është më rëndë. Marinarët e dëmtuar janë: Bujar Bejko, 41 vjeç, Alban Lika, 36 vjeç; Nexhmi Vora, 51 vjeç.
Anija "Evangjelis. G", me flamur panamez, me tonazh 3041 tonë mori flakë rreth 8 milje në veri të Kepit të Stillos. Burimet nga policia bëjnë të ditur se ajo ishte nisur rreth orës 11:00 të ditës së djeshme nga porti i Durrësit drejt Vlorës. Për shpëtimin e çisternës me flamur panamez u vunë në dispozicion mjetet lundruese të policisë së kufirit detar dhe bërthamës së Guardia di Finanza. Për fat anija nuk ishte e ngarkuar me karburant, pasi e kishte shkarkuar atë në portin e Durrësit. Mësohet se anija kishte mbërritur nga Greqia në Durrës më 4 korrik. Ajo kishte shkarkuar në portin e Durrësit 1226 tonë benzinë dhe dje ishte nisur drejt portit të Vlorës.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008