E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata u kthen lirinë pesë hakerave

Autori i Lajmit: red.
Pesë të dyshuar për klonimin e kartave të të bankave janë lënë të lirë dje nga gjykata e Tiranës. Ndërsa 12 të tjerë do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve në lidhje me grabitjen 2 milionë eurove nga llogaritë bankare. Burime nga nga gjykata bënë të ditur se në masën e sigurisë “arrest me burg” do të qëndrojnë 12 anëtarët e grupit të vjedhjeve të transfertave bankare. Ndërkohë për 5 të arrestuarit e tjerë gjykata dha masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Kështu mbetet i lirë Besfort Puka, Seid Mollaj, Fatmir Borshi, Klodian Terroli dhe Fatmir Kolmarku, ndërsa do të qëndrojnë në qeli Endrit Gjergjani, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Enea Çela, Endri Mezurraj, Rei Karapici, Redi Çekani, Blerim Abazi, Flamur Gashi, Indrid Abazi dhe një tjetër i mitur A.B mbeten në “arrest me burg”. Sipas të njëjtave burime mësohet se të arrestuar vetëm tre ditë më parë, klonuan kartat e kreditit Viza dhe Master Card, duke shkaktuar vjedhjen në rreth 400 degë bankare të rreth 2 milionë eurove. Grupi i studentit të Juridikut, Endrit Gjergjani u arrestua nga një superoperacion i skuadrës së antikrimit ekonomiko-financiar të policisë së Tiranës dhe Task Forcë të Prokurorisë në të gdhirë të ditës së premte. Organizata me dhjetëra persona të përfshirë, vidhte sistematikisht bankomatët e bankave, por dhe sistemet e pagesave POS në njësi tregtare të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por dhe Maqedoni, Mal i Zi dhe Kosovë. Pas një hetimi 8- mujor, Forcat kundër Krimit Financiar dhe Korrupsionit, duke përdorur metodat speciale të hetimit, realizuan arrestimin e 17 shtetasve të cilët në mënyrë të strukturuar, kryenin aktivitetin kriminal të vjedhjes së bankomatëve, në orë të ndryshme të ditës dhe të natës.

Ky lajm është publikuar: 08/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›