Kompleks turistik në Lalëz, Berisha mbështet projektin OMNIX
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim grupin OMNIX nga Dubai dhe Katari, të cilët paraqitën projektin e përfunduar në fushën e turizmit, për ndërtimin e një kompleksi turistik në gjirin e Lalëzit. Investimi me vlerë rreth 1 miliard dollarë, i parashikuar për t u përfunduar në 4 vjet, konsiston në ndërtimin e një rezidence turistike, akuapark-marine, qendrës relaksuese dhe kuruese, si dhe të një qendre trajnimi për konferencat si dhe të shkollës së turizmit. Ky projekt e parashikon këtë zonë, si një qytezë bregdetare me të gjitha llojet e infrastrukturës, duke përfshirë hotele, kinema, qendra argëtimi, kurimi, etj. Duke e vlerësuar këtë projekt kryeministri Berisha përgëzoi grupin nga Dubai dhe i garantoi ata se strukturat qeveritare do të mbështesin ndërtimin e këtij projekti, duke u siguruar investitorëve të gjitha lehtësitë e nevojshme. Po dje, Berisha takoi dhe përfaqësues të kompanisë gjermane APENSA. AG, të kryesuar nga zoti Fric Shaf, të cilët prezantuan projektin për ndërtimin e një impianti të nxjerrjes, përpunimit dhe ambalazhimit të ujit të pijshëm për konsum vendi dhe eksport, si dhe të një porti kontenierësh në zonën e Bunecit, investime të cilat arrijnë vlerën 400 milionë euro. Duke mbështetur këto projekte, kryeministri Berisha i garantoi investitorët gjermanë se institucionet përkatëse do të mbështesin investimet e tyre, duke u shërbyer në kohë dhe me cilësi.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008