Berisha: Përballja me Kroacinë inkurajuese për vazhdimin me reformat
Kryeministri Berisha ka vlerësuar mbështetjen e qeverisë amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ndër të tjera kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij në takimin e ministrave të Jashtëm të kartës së Adriatik 5, ka theksuar se bashkëpunimi në kuadër të Kartës së Adriatikut forcon bashkëpunimin mes kombeve të Ballkanit në fushën e sigurisë.
Ne jemi të gëzuar që kryesojmë Komisionin e Partneritetit si një anëtar i NATO-s dhe jemi të bindur se Shqipëria dhe Kroacia do të mbështesin plotësisht përpjekjet tuaja për tu bërë anëtarë të NATO-s. E kam vlerësuar shumë Kartën e Adriatikut, në fillim me 3 vende dhe tani me 5 vende dhe të shpresojmë së shpejti me 7 vende, të gjitha vendet e rajonit, veçoi Berisha. Sipas kryeministrit, bashkëpunimi në këtë kuadër krijon një raport shumë të mirë për vendet tona, ku përballja me Kroacinë nuk ka qenë shkurajuese, por shumë inkurajuese që Shqipëria të vazhdonte me reformat.