Berisha merr 500 milionë USD hua, opozita braktis komisionin e ekonomisë

Qeveria zhyt në borxh shqiptarët
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës marrjen e një borxhi prej 370 milion eurosh ose 500 milionë USD në tregun e huaj. Pjesë e këtij borxhi është edhe kredia 250 milion euro, që Ministria e Financave mori për investime. Opozita braktisi komisionin me argumentin se janë shkelur procedurat e kuvendit dhe qeveria po rëndon konsumatorët vetëm me interesat e kredisë që duhet të paguajë. Drejtori i borxhit, në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj u shpreh se është arritur të sigurohet që në muajin maj të disbursohet një shumë prej 95 milion euro, ndërsa në muajin qershor 155 milion euro të tjera, pjesë kjo e kredisë tregtare. "Kjo kredi sindikate supozohet të disbursohet në dy transhe. Transhi i parë prej 95 milionë eurosh gjatë muajit maj, transhi i dytë prej deri në 150 milion euro gjatë muajit qershor, për një total prej deri në 250 milionë euro në varësi të nevojave të buxhetit", bëri të ditur Xhentil Demiri, drejtor i borxhit publik në Ministrinë e Financave, sipas të cilit, borxhi është marrë për të mbuluar nevojat e buxhetit me investime kapitale. Por deputeti Erion Braçe reagoi ashpër lidhur me shkeljen e procedurave parlamentare të kësaj kredie. "Diskutimi i këtyre vendimeve të Këshillit të Ministrave që mbartin apo kërkojnë miratimin e gjashtë marrëveshjeve të huasë midis qeverisë dhe institucioneve të ndryshme është në shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit. Për më tepër kur bëhet fjalë për marrëveshje huaje. Natyrisht që Parlamenti duhet të kishte qenë më i qartë, më serioz, për më tepër kur një pjesë e këtyre marrëveshjeve të huasë datojnë që në muajin mars", u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe. Sipas tij, në datën 6 maj kjo hua u miratua në qeveri dhe në datën 8 maj kërkohet miratimi i saj në komision. Ndërkohë që procedurat parlamentare kërkojnë që rendi kalendarik i projektligjeve duhet të miratohej në Konferencën e Kryetarëve, gjë e cila nuk ka ndodhur. Mbi të gjitha, deputeti socialist u shpreh kundër kësaj kredie edhe për shumën e madhe të interesit që shqiptarët duhet të paguajnë në të ardhmen. Po miratojmë këtu me votë një kredi, interesi i së cilës arrin në 15 për qind. Qytetarët duhet ta dinë se bëhet fjalë për një borxh, theksoi Braçe në oponencën e tij. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të ekonomisë, Edmond Spaho e cilësoi të nevojshme marrjen e huasë, për të mbajtur në ritëm rritjen e ekonomisë në këtë kohë krize. "Është kredi që synohet të mbahet aktive vetëm një vit, me përmirësimin e tregut financiar do të zëvendësohet me eurobondet dhe e gjithë historia përfundon dhe opozita të jetë e qetë, pasi pavarësisht huamarrjes, stabiliteti politik dhe financiar i vendit është i garantuar", deklaroi kryetari i komisionit të ekonomisë, njëkohësisht deputet i PD, Edmond Spaho. Ky i fundit sqaroi se për shkak të përmbytjes së kapitaleve, situatës së krijuar, qeveria negocioi me një numër bankash dhe arriti të marrë kredi në një kohë shumë të vështirë. Në ligjin e buxhetit të shtetit, parlamenti ka autorizuar qeverinë që për gjithë vitin 2009, borxhi të jetë jo më shumë se 410 milion dollarë për të qëndruar brenda deficitit prej 4.1 për qind. Në total komisioni miratoi 6 marrëveshje huaje, të cilat kanë në thelb kredi që përfshijnë investimet publike, ndërtimin e rrugëve dytësore rurale si dhe garancinë që Banka Botërore dha për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Marrëveshjet e huamarrjes do të miratohen këtë të hënë në seancën e fundit të parlamentit. Kredia e fundit, që u mor nga qeveria shqiptare ishte ajo prej 250 milionë eurosh me interesa 11 për qind, e cila do të përdoret për financimin e rrugës Durrës-Kukës. Ka qenë ministri i Financave, Ridvan Bode, që ka prezantuar si sukses firmosjen e kredisë sindikale prej 250 milionë eurosh për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit. Ministri Bode e ka cilësuar një sukses, pasi reflekton besimin që ekonomia shqiptare iu ofron bankave ndërkombëtare, kjo në kushtet e një krize botërore. Në fakt, kushtet e kësaj kredie janë shumë skllavëruese për ekonominë shqiptare, duke llogaritur faktin që qeveria merr një kredi për të paguar shtesat e rrogave dhe pensioneve para fushatës elektorale. Papërgjegjshëmria e qeverisë shqiptare konsiston në faktin që përdorimi i këtij borxhi po pasuron firmat e huaj siç është rasti i kompanisë Bechtel&Enka, të cilat kanë marrë punime me çmime marramendëse.