Berisha: Përpjekje për luftë kundër korrupsionit
10/06/2009 Hapet zyra qendrore e Qendrës Kombëtare të Licencimit
Drejtoresha e USAID-it kërkon më shumë angazhim nga ana e qeverisë
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë ceremonisë së hapjes së zyrës qendrore të Qendrës Kombëtare të Licencimit në Tiranë se qendra përbën një përpjekje të madhe të qeverisë për të lehtësuar barrën burokratike dhe financiare mbi biznesin dhe për të luftuar me efiçencë korrupsionin. Shefi i ekzekutivit tha se në Shqipëri kanë marrë jetë disa projekte, që kanë transformuar tërësisht praktikat e mëparshme, siç janë taksa elektronike, regjistri elektronik i biznesit, prokurimi elektronik. “Të tria këto projekte i kanë transformuar tërësisht praktikat e mëparshme, kanë shkurtuar kohën, kanë thjeshtuar burokracitë, kanë rritur shumë transparencën. Sporteli unik për licencat dhe lejet është një hap tjetër madhor, i cili erdhi pasi qeveria hoqi me vendime dhe ligje dy të tretat e licencave dhe lejeve ekzistuese”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Ai bëri me dije një tjetër iniciativë për krijimin e sportelit unik për energjinë, e cila, sipas tij, përbën një fushë me një perspektivë të jashtëzakonshme në vend. Berisha pohoi se projekti është një përgjigje e merituar në një fushë ku korrupsioni ekziston. Nga ana e saj drejtoresha e USAID-it në vendin tonë, Roberta Mahonej, tha se qeveria shqiptare është në udhën e duhur për të goditur ndjeshëm korrupsionin. Megjithatë, ajo theksoi se shumë punë ka mbetur për të bërë në funksion të rrënimit të këtij problemi të madh. Mahonej u shpreh se kërkohen prova shumë të forta në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të përfitojë asistencë nga programi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Sfida e mijëvjeçarit”. “Si anëtare me të drejta të plota në NATO, Shqipërisë do t’i kërkohet një punë më e mirë në luftën kundër korrupsionit, që mbetet ende një problem serioz në vend. NATO-ja pret një qeverisje më të mirë ndaj anëtarëve të saj për të ndëshkuar korrupsionin në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”, - deklaroi drejtoresha e USAID-it, Roberta Mahonej.