ODIHR akuzon PD-PS për përdorim të administratës në fushatë
Vëzhguesit ndërkombëtarë publikojnë raportin e dytë paraprak për zgjedhjet
Vëzhguesit e ODIHR kanë nxjerrë raportin e tyre të dytë paraprak, për situatën zgjedhore në Shqipëri. Sipas tyre, dy partitë më të mëdha politike në vend po përdorin administratën për fushatë elektorale. Dy liderët kryesorë kanë përdorur ngjarjet zyrtare për qëllime të fushatës, pa bërë dallimin midis shtetit dhe partisë. Vëzhguesit kanë regjistruar raste, kur punonjësit e administratës publike janë kërcënuar me largim nga puna, nëse nuk marrin pjesë në mitingje. Sipas raportit fushata ka qenë përgjithësisht e qetë dhe paqësore, vetëm me disa incidente të izoluara ndërkohë që janë përdorur tone dhe akuza të ashpra.Gjithashtu në raport shkruhet gjithashtu se disa vëzhgues të ODIHR raportojnë se Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha është përqendruar në arritjet e qeverisë, si dhe synon që në një të ardhme të ketë zhvillime të mëtejshme, në fusha të tilla si zhvillimi i infrastrukturës, luftën kundër korrupsionit, arsimin, reformën e taksave, dhe promovimin bizneseve të vogla. Ndërsa Partia Socialiste (PS) ka theksuar arritjet e kreut të saj, Edi Rama, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, për të zgjeruar dhe ka premtuar suksese në fusha të tilla si infrastruktura, taksat dhe mjedisi. Raporti përfshin vrojtimet dhe konstatimet për zhvillimet në periudhën 22 maj deri më 3 qershor, ndërkohë që dy javë më parë vëzhguesit publikuan raportin e pare në të cilin përfshihej situata parazgjedhore deri më 19 maj.
Kartat
Ashtu si dhe në raportin paraardhës edhe në këtë raport i kushtohet një hapësirë e veçantë problemit të letërnjoftimeve, i cili siç theksohet edhe nga vëzhguesit, vazhdon të shkaktojë debate mes qeverisë dhe opozitës. Misioni i ODIHR sipas vëzhgimeve të saj konstaton se ka problem me internetin në disa qendra aplikimi veçanërisht në Elbasan, Dibër dhe Korçë. Ndërsa i bën një përshkrim gjendjes, mbështetur në qëndrimet e të dy palëve për këtë çështje, në raport përmenden edhe konstatimet e vetë vëzhguesve në terren. Qytetarët janë të përjashtuara nga procesi, thuhet në raport. Vëzhguesit e ODIHR kanë konstatuar probleme me rimbursimi e vlerës së kartës pavarësisht vendimit të qeverisë, ndërsa zyrat e postave po sipas raportit nuk ishin të informuar si duhet për vendimin e posaçëm të qeverisë. Vëzhguesit shpjegojnë gjithashtu se ata kanë marrë të dhëna të pasakta nga Ministria e Brendshme lidhur me personat që nuk zotërojnë pasaporta. Në raport shkruhet se Ministria e ka justifikuar këtë me gabime thjesht teknike ndërsa përmend se Partia Socialiste ka dyshime për manipulime të këtyre të dhënave.
KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për herë të parë në këtë proces vihet në qendër të kritikave të vëzhguesve të ODIHR. Në raportin e dytë paraprak të tij, misioni i ODIHR konstaton se KQZ vazhdon të jetë e ndarë mes linjës së maxhorancës dhe opozitës në çështjet e diskutueshme; më saktësisht mes 4 anëtarëve që janë zgjedhur nga maxhoranca dhe 3 anëtarëve që janë zgjedhur nga opozita. KQZ regjistroi partitë dhe me mungesë dokumentacioni dhe pa 30% femëror. Çështjet më të nxehta janë kaluar me 4 vota pro dhe 3 kundër, pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të KQZ për të arritur konsensus sa herë që është e mundur citon raporti paraprak i ODIHR. Ndërkaq duke iu referuar komisioneve zonale që merren me administrimin e zgjedhjeve, raporti konstaton se KZAZ nuk mblidhen rregullisht ndërkohë që disa të tjera vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Ndërkohë që përsa i përket mediave raporti përshkruan se periudha para fillimit zyrtar të fushatës u karakterizua nga një mbulim i pa balancuar i aktiviteteve elektorale, ndërkohë që transmetimi i spoteve partiake ka nisur që 2 javë para periudhës zyrtare të fushatës duke shkelur dispozitat ligjore. Pjesë e vëzhgimeve të misionit të ODIHR ka qenë edhe pjesëmarrja e grave në listat e kandidatëve për deputet. Duke iu referuar taktikave të PD dhe PS për të vendosur me shumë emra se sa mandate vetëm për të plotësuar kuotën e 30% të femrave, misioni i ODIHR ka deklaruar se kjo taktikë shkon kundër qëllimit të kodit zgjedhor për të pasur më shumë femra në parlament. Last Updated on Tuesday, 09 June 2009 14:17