Rama fushatë antikomuniste në bastionin e PD-së
10/06/2009 Kreu i PS-së prezanton kandidatët për deputetë në qytetin e Shkodrës
Një fjalë me në qendër kritikat ndaj regjimit komunist, por njëkohësisht duke hequr paralele me mënyrën e të qeverisurit aktual ishin dy pikat kryesore në të cilat u ndal kreu socialist, Edi Rama, në takimin e zhvilluar dje në Shkodër. Kështu, gjatë ditës së djeshme ishte ky qytet ai në të cilin hapi zyrtarisht fushatën elektorale Partia Socialiste dhe ku vetë kreu i saj prezantoi kandidatët për deputetë për qarkun e Shkodrës. Por ndryshe nga herët e tjera, kryetari Rama preferoi që në fillim të fjalës së tij të ngrejë lart traditën që mbart në vite ky qytet. “I jam mirënjohës Shkodrës për lirikat e Mjedës e Shirokës, për lahutën e ndaluar të Fishtës dhe patriotizmin pa rrena të At Zef Pëllumbit. I jam mirënjohës Shkodrës për letërsinë qytetare të Ernest Koliqit, për angazhimin qytetar të Hil Mosit, i cili shkruante se “Lufta e ardhshme është lufta e djemnisë shqiptare kundër armikut të zemrës së vet, lufta e një mendjeje krijuese kundër një mendjeje destruktive”, është lufta e një botëkuptimi kjudra një botëkuptimi errësirë,është lufta për oksidentalizmin shqiptar është lufta për Shqipërinë si gjithë Evropa”, u shpreh Rama në fillim të fjalës së tij. Por, nga ana tjetër duke përçmuar dëmin që i bëri një kulture të tillë regjimi komunist, kreu socialist nuk vonoi të hiqte një paralele krahasimi mes drejtuesit të këtij regjimi dhe kreut të ekzekutivit të qeverisë aktuale, Sali Berisha. “Të gjithë qytetarëve të Shkodrës u them sot, se errësira që diktatura e Enver Hoxhës kalli në shpirtin e shqiptarëve është sot e gjithë ditën ushqimi i ndasisë e sherrit që politika e vjetër mban gjallë mes nesh, dhe ta ndash e ta mbash në konflikt Shqipërinë në emër të së shkuarës komuniste, siç bën enveristi i djeshëm dhe demokratikasi i sotëm Sali Berisha, do të thotë të mbash gjallë botëkuptimin errësirë të Enver Hoxhës dhe tua mbash kohën shqiptarëve në vend nga pikëpamja shoqërore”, vuri në dukje Rama. Ndërkohë që për tu shkëputur nga një politikë e tillë, sipas tij, duhet përqafuar dhe mbështetur politika e re, që ofron Partia Socialiste. “Jam këtu për një politikë të re që do hapë vende të reja pune duke stimuluar prodhimin vendas, që do të transformojë fshatin për të mirëushqyer çdo fëmijë, që do reformojë arsimin e shëndetësinë, që do mbrojë mjedisin, zhvillojë turizmin për më shumë të ardhura, më shumë siguri të jetës dhe pronës private e publike, duke e rikthyer shtetin në krye të detyrës dhe duke e çuar qeverinë tek njerëzit, për njerëzit e me njerëzit. Ata që duan të na ndalojnë për të shkuar përtej të majtës e të djathtës, janë ato që duan të na mbajnë peng në ndasinë mes të majtës e të djathtës që vjen nga e shkuara”, deklaroi, Rama gjatë takimit të zhvilluar në këtë qytet. Sipas tij, PS-ja është një parti e re, që përshkon një rrugë të re që harmonizon gjeneratat dhe gjinitë, që bashkon eksperiencat vlerat më të mira të traditës me energjitë e talentet e njerëzve të rinj, që është pasqyrë e hapësirës ku jetojnë shqiptarët. “Këta janë pasqyrë jo vetëm e socialistëve, por dhe e atyre që vijnë nga angazhimet shoqërore, nga sipërmarrja e besnikëve ndaj komuniteteve, por këtu në Shkodër edhe e atyre që vijnë nga shtresa e të persekutuarve të regjimit komunist. Kjo pasi Sali Berisha, ky komunist nuk ka bërë asgjë për këtë shtresë dhe flet në emër të tyre, por sot e gjithë ditët nuk ka bërë asgjë për ta, dhe nuk ka asgjë për tu treguar atyre”, u shpreh Rama, duke shfrytëzuar kështu një tjetër moment, për tiu kundërvënë kundërshtarit të tij politik nga një qytet i njohur tashmë si bastion i së djathtës.
Rama si kryeministër
“Nuk do të jem Kryeministër për tju mbajtur fjalime pa pika dhe pa presje në mbledhje qeverie si Sali Berisha. Unë do të jem thjeshtë një Kryeministër për ti dhënë bashkë me ju zgjidhje të reja problemeve të vjetra, për të shëruar plagë që duken të pashërueshme për të arritur bashkë me ju stacione që duken të paarritshme për të realizuar bashkë me ju një ëndërr të vjetër që ju kemi bërë fëmijëve tanë, ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Evropa”.
Lëvizja e lirë
“Unë sot nuk ju premtoj, por angazhohem se vitin e ardhshëm çdo shqiptar do të hyjë e do të dalë lirisht nga Shqipëria, nga kufij që i mban të mbyllur paaftësia dhe korrupsioni i Sali Berishës, nuk do të kenë më kufi apo nevojë për vizë. Është dita për tu bashkuar që të gjithë shqiptarë që jetojnë këtu dhe ato në emigracion, pasi shqiptarët nuk jemi më pak të mençur, më pak të aftë për të bërë sakrifica kur duhet për vendin tonë”.
Thirrja për bashkim
“Unë jam sot këtu sepse dua që bashkë me ju shkodranë e shkodrane bashkë me të gjithë shqiptarët që janë deri në fyt të mbushur me politiken e vjetër ta sfidojnë historinë e vjetër të 18 viteve që një grusht politikanësh e shkruajnë sipas interesave të tyre dhe të hapin një faqe të re ku të shkruajmë së bashku një histori të re për fëmijët e socialistëve dhe të demokratëve, të fëmijëve të atdheut tonë të përbashkët”.
Krahasim mes drejtuesve
“Errësira që diktatura e Enver Hoxhës kalli në shpirtin e shqiptarëve është sot e gjithë ditën ushqimi i ndasisë e sherrit që politika e vjetër mban gjallë mes nesh, dhe ta ndash e ta mbash në konflikt Shqipërinë në emër të së shkuarës komuniste, siç bën enveristi i djeshëm dhe demokratikasi i sotëm Sali Berisha, do të thotë të mbash gjallë botëkuptimin errësirë të Enver Hoxhës dhe tua mbash kohën shqiptarëve në vend nga pikëpamja shoqërore”.