Berisha: Përpjekjet për dhunimin e shtetit ligjor, do marrin si përgjigje veprimin e ligjit- Rama t’i kërkojë ndjesë elitës intelektuale

Zgjedhjet, më të ndershmet e zhvilluara ndonjëherë- shteti ligjor garantoi sigurinë e procesit. Kryeministri Berisha drejton mbledhjen e grupit parlamentar të PD: Rama po përcmon elitën e kombit
Kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot Edi Ramës të ndalë fushatën e epitetev ndaj intelektualëve dhe i bëri thirrje që të kërkojë ndjesë për akuzat e hedhura. Gjatë fjalës së tij para deputetëve demokratë në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar, Berisha tha se kryesocialisti ka iniciuar një fushatë dhunimi kundër intelektualëve. “Edi Rama t’i kërkojë ndjesë elitës së kombit pasi i ka vënë epitete të padenja intelektualëve. Ai po përçmon elitën e kombit. Elita është pasuria kombëtare. Por Rama po e fyen elitën. Elita po sulmohet nga baza klasore totalitare”- u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit falenderoi të gjithë intelektualët për mbështetjen, ndërsa garantoi mborjtjen e tyre ndaj sulmeve totalitare.
Përpjekjet për dhunimin e shtetit ligjor, do marrin po përgjigje ligjore Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Durrësi, se tendencat e qarqeve të ngushta opozitare për të dhunuar institucionet e ligjit, do marrin përgjigjen e veprimit të ligjit. “Ne do bëjmë çdo gjë për konsolidimin e shtetit ligjor, ndaj do t’i pergjigjemi çdo përpjekje për dhunimin e shtetit ligjor. Qëndrimi jonë ndaj shtetit ligjor bëri që zgjedhjet të ishin të lira dhe të ndershme. çdo përpjekje do të marrë përgjigjen e merituar”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Deklarata e kreut të qeverisë u bë gjatë inagurimit të Qendrës Operacionale të Kufirit në Durrës. Të pranishëm në pururim ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme. Në këtë ceremoni Berisha theksoi se kusht për integrimin në Bashkimin Europian është dhe kontrolli i kufirit si dhe implementimi i shtetit ligjor. I pyetur nëse qeveria do të shfuqizojë moratoriumin për skafet, Berisha tha se kjo nuk do të ndodhë. “Skafet nuk përdoren për hobe në Shqipëri, këtu ato përdoren vetëm për qëllime kriminale”- tha kryeministri. “Sistemi i radarëve të vendosur në bregdetin shqiptar me një vlerë prej 2.4 miliardë lekë, ka sjellë një teknologji moderne që do të shtojë kapacitetet në operacionet e kërkimit shpëtimit në det”, tha ndër të tjera kryeministri Berisha, duke çmuar se deti është një burim kënaqësish, por shpesh herë ai bëhet burim fatkeqësish të thella njerëzore, që ne shqiptarët i kemi përjetuar jo pak. Sistemi i kontrollit detar u jep mundësinë njësive detare dhe tokësore që të vëzhgojnë hapësirën në luftë kundër trafiqeve kriminale, kontrabandës dhe trafiqeve të tjera të paligjshme. “Falë sistemit të radarëve ju keni bllokuar sasi të mëdha ngarkesash kriminale”- shtoi kryeministri Berisha, duke siguruar se “bashkëpunimi me Rojet bregdetare të Italisë dhe Greqisë do ta bëjë Adriatikun rajon sigurie nga Sllovenia deri në Karaburun dhe në Korfuz”.
...