E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini zyrtarizon planin e Shalsit, për pajtimin e ‘grevistëve’ me turne

Konfirmohen shuma të mëdha parash burimi i të cilave nuk bëhet i ditur, të jenë shpërndarë në disa prej njësive vendore të drejtuara nga PS-ja, për të mbledhur sa më shumë mbështetës të kauzës boshe të ylberistëve. Një këmbanë alarmi vlen për organin e akuzës, i cili deri më tani s’ka treguar asnjë shenjë veprimi, për të bërë transparencën e milionave që janë të dispozicion të reprezaljes anti- shtetërore

Partia Socialiste pritet të nisë fazën e dytë të grevës së urisë, duke pajtuar të tjerë qytetarë dhe deputetë, në këmbim të një pagese të majmë. Pas dështimit të grevës së urisë, pasi një pjesë e mirë e të ngujuarve bojkotuan grevën duke dalë prej cadrave pa dëshirën e Edvinit dhe duke shpërfilluar forcat e sigurisë të kontrolluara prej Endri Fugës, ylberisti zyrtarizoi sot planin e Eduart Shalsit, për ngujimin e të tjerëve qytetarëve dhe deputetëve, për të mbajtur kështu gjallë zërin e trashë të të tjerë socialistëve, të cilët do të bucasin përmes mikrofonëve të partisë. Pajtimi i grevistëve të rinj, bëhet pak ditë pas zbulimit të aferave financiare që lakuriqi i socialistëve po shpenzon, duke paguar protestuesit dhe grevistët. Dhjetëra video qarkullojnë tashmë në internet dhe arkivat e një pjese të mirë të mediave shqiptare, por edhe më gjërë, ku shihet qartë se njerëz të afërt të Edvinit dhe partisë, shpërndajnë të hollat sipas listës shumë emërore, të siguruara nga servilët e rretheve që mbajnë poste të rëndësishme në njësitë vendore të drejtuara nga PS-ja.
“Greva jonë e urisë nuk do të ndalet nuk do ndalet me shterim fuqish, por do intensifikohet pasi shumë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë për tu bërë pjesë e asaj cadre”- tha Rama, duke anashkaluar kështu se pse duhet të futen të tjerë në grevë urie, në një kohë kur aty vazhdojnë të qëndrojnë 18 deputeëve dhe 100 socialistë. Sigurisht, zanafilla e këtij optimizmit të ylberistit të socialistëve, vjen nga shumat milionëshe që janë shpërndarë nëpër njësitë vendore të drejtuara nga njerëz të PS-së.
Ajo që përpiqemi është që ta zgjidhim më forcën e arsyes këtë krizë. Apeli për ta zgjidhur në interes të të gjithëve këtë krizë, dhe jo në pozicionin kokëfortë, pasi është një pozicion që si shërben askujt. Zgjidhja është forca e arsyes dhe jo arsye e forcës, që me anë të transparencës, t’i hapim rrugë clirimit të zgjedhjeve, t’i hapim rrugë demokracisë, një perspektive të re, pa krijuar plagë të reja të panevojshme”- u shpreh më tej ai.
Megjithatë, nuk përbën më surprizë zëri i ngjirur dhe thirrjet anarshiste të Edvinit, pasi këto po dëgjohen prej muajsh të tërë, por surprizuese vazhdon të mbetet veprimtaria e Prokurorisë, për të hetuar shumat e mëdha të parave që eksponentë të PS-së kanë vënë në shërbim të reprezaljes kundër pushtetit, në një kohë kur burimi i të cilave është enigmë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›