Nga 1 janari, qeveria dyfishon pagat e administratës gjyqësore
Ministria e Drejtësisë ka
shpërblyer adminis
tratën gjyqësore, duke
ia rritur dyfish pagat. Ndërkohë,
"dhurata" për gjyqtarët e shkallës
së parë është një pasaportë shërbimi,
me të cilën përfitojnë disa
lehtësira për pajisjen me viza. "Në
kuadër të nismës të ndërmarrë
nga Ministria e Drejtësisë lidhur
me reformim rrënjësor të sistemit
gjyqësor, si dhe përmirësimin
e trajtimit të gjyqtarëve dhe administratës
gjyqësore, Këshilli i
Ministrave vendosi rritjen dyfish
të pagave për 475 punonjës të administratës
gjyqësore e Gjykatave
të Shkallës së Parë dhe të Gjykatave
të Apelit, si dhe pajisjen me
pasaportë shërbimi për 270
gjyqtarët e gjykatave të Shkallës
së parë", detajonte dje pasdite
dikasteri i Alibeajt. Sipas tij, falë
këtij ndryshimi do të pajisen për
herë të parë me pasaportë shërbimi
270 gjyqtarët e gjykatave të
Shkallës së parë, në të cilët përfshihen
gjyqtarët e gjykatave të
rretheve gjyqësore dhe gjyqtaret
e Gjykatës së Shkallës së Parë për
Krimet e Rënda. "Që prej vitit
2000 me pasaporta shërbimi janë
pajisur gjyqtarët e gjykatave të
Apelit (anëtarë të Gjykatës së
Lartë posedojnë pasaporta diplomatike)
ndërsa gjyqtarët e shkallës
së parë ende nuk e gëzonin
këtë privilegj. Pajisja e gjyqtarëve
me pasaportë shërbimi sjell lehtësimin
e procedurës dhe shkurtimin
e kohës së pajisjes me
viza për gjyqtarët e shkallës së
parë. Ky hap jo vetëm që do të
përmirësojë statusin e
gjyqtarëve, por do të ndikojë
pozitivisht edhe në realizimin në
kohë dhe me profesionalizëm të
detyrave të tyre, duke ndikuar
edhe në përmirësimin e imazhit
të sistemit gjyqësor", thotë Ministria
e Drejtësisë.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave
vendosi dje miratimin e
strukturës dhe të nivelit të pagave
të punonjësve të administratës
gjyqësore, të gjykatave të Shkallës
së Parë dhe të gjykatave të Apelit.
Ky vendimi u ndërmor në kuadër
të ndryshimeve tërësore në
legjislacionin e sistemit gjyqësor
në Republikën e Shqipërisë, me
qëllim reformimin e këtij sistemi.
Administrata e pushtetit gjyqësor
nuk ka pësuar reformë në paga
për një periudhë të gjatë kohore.
Në këtë mënyrë, nivelet e pagave
në këtë administratë nuk krijojnë
një motivim në punë të specialistëve,
e drejtuesve të tyre, gjë e
cila ka ndikuar në realizimin në
kohë e në cilësi të detyrave. "Nga
miratimi i strukturës dhe
niveleve të pagave të punonjësve
të administratës gjyqësore në
mënyrë të njëjtë me nëpunësit e
tjerë të administratës publike do
të përfitojnë rritje page 457
punonjës, ku përfshihen edhe
specialistët e IT dhe kryetarët e
degës së buxhetit. Efekti
ekonomik vjetor i llogaritur në
buxhetin e vitit 2009 është në
masën 129,806,847 lekë", përfundon
Ministria e Drejtësisë.
Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e strukturës
dhe të niveleve të pagave të punonjësve
të administratës gjyqësore të gjykatave të
Shkallës së Parë dhe të Gjykatave të Apelit,
1. Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihet
administrata gjyqësore e gjykatave të Shkallës së
Parë dhe të gjykatave të Apelit.
2. Struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve të
administratës gjyqësore, në gjykatat e Shkallës së
Parë dhe në gjykatat e Apelit, në pozicionet: specialist,
sekretar gjyqësor, kryetar dege, kryesekretar
gjyqësor dhe përgjegjës i shërbimeve mbështetëse
në Gjykatën e Krimeve të Rënda", të jenë
sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi
dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Paga e grupit, diplomë e shkollës së lartë, është
11 000 lekë në muaj.
4. Shtesa për vjetërsi në punë, jepet në masën 2 për
qind pas çdo viti pune, por jo më shumë se për 25
vjet dhe llogaritet mbi pagën e grupit.
5. Shtesa për pozicion është sipas kolonës 4, të
lidhjes nr.1, të këtij vendimi. Kategorizimi për çdo
pozicion pune përcaktohet në urdhrin e miratimit
të strukturës dhe të organikës së çdo gjykate.
6. "Specialistët", në institucionet e përcaktuara në
pikën 1, të këtij vendimi, që punojnë në pozicione,
që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë
së administratës gjyqësore dhe kërkojnë, në
mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët
Inxhinieri Elektronike apo Informatikë, përfitojnë një
shtesë, për kushte pune, prej 10 000 lekësh mbi
pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i
kësaj shtese bëhet rast pas rasti, nga zyra e administrimit
të buxhetit gjyqësor, në përputhje me
përshkrimin e pozicionit të punës.
7. Punonjësit e tjerë të administratës së gjykatave,
që nuk përfshihen në lidhjen nr.1, do të trajtohen
në pagë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave,
"Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve
buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve
buxhetore".
8. Efektet financiare për vitin 2009 të përballohen nga
fondet e miratuara për pushtetin gjyqësor, në buxhetin
e vitit 2009.
9. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e
Brendshme, Ministria e Financave dhe Zyra e Administrimit
të Buxhetit Gjyqësor për zbatimin e këtij
vendimi.
10. Të gjitha dispozitat, që bien në kundërshtim me
këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare
dhe i shtrin e efektet financiare nga data 1 janar
2009.