"Gratë për gratë", Topalli takime në Fier
FIER - Vizita në kuadër të turit “Gratë për gratë” ka vijuar kësaj here në qytetin e Fierit. Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli duke dalë jashtë kornizave politike ka kryer një sërë takimesh me banorë të disa komunave në këtë qytet.
Nën praninë e një numri të madh të grave nga komunat Levan, Tropojë e Dermenas, në Apoloni të Fierit, kryetarja Topalli ka folur për një ndër problemet më të mëdha që shqetëson Apoloni të Fierit, kryetarja Topalli ka folur për një ndër problemet më të mëdha që shqetësojnë gratë, atë të kancerit.
Topalli ka garantuar dhe një mbështetje që do i bëhet Ministrisë së Shëndetësisë për çdo politikë që do të ndërmerret për t’ia dalë mbanë luftës së grave kundër kancerit.
Në praninë e një numri të madh të grave të pranishme gjatë këtij takimi Topalli ka theksuar dhe një herë kalimin në parlament të Kodit Elektoral për sanksionimin me ligj të 30 për qind të grave në vendimmarrje.
(a.s/News24/Balkanweb)