E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-91 vendos përfaqësuesit e partisë

Kryesia Kombëtare e PS-91 vendosi në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë në kryeqytet Ilir Kokona. Ndërsa Blendi Marikaj e Pandi Sare në funksionet e Sekretarit Organizativ dhe të Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun. 

TIRANË - Kryesia Kombëtare e PS-91 mori disa vendime organizative të rëndësishme. E ngarkuar nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues ajo ka përcaktuar drejtuesit e strukturave nismëtare. Në këtë mënyrë u vendos që Ilir Kokona do të mbajë përgjegjësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të “PS-91” në Tiranë. Ndërsa Blendi Marikaj e Pandi Sare do të kenë respektivisht funksionet e Sekretarit Organizativ dhe të Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun. Vendimi u mor pas konsultimeve të gjera me socialistët e kryeqytetit.  Ndërkohë kanë përfunduar konsultimet për përcaktimin e drejtuesve të PS-91 në disa prej njësive të Bashkisë Tiranë.
(a.s/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›