Ndoka: Berisha krijoi alibi për shkeljen me PDK-në
TIRANË - Berisha krijoi një alibi për të justifikuar vendimin e tij politik për ta zëvendësuar PDK me deputetë dhe parti politike të majta. Në këtë mënyrë ka reaguar sot kreu i PDK-së Nard Ndoka duke kundërshtuar deklaratën e mbrëmshme të Berishës së PDK shkeli marrëveshjen dhe prandaj u përjashtua nga qeverisja.
“Gjatë qëndrimit tim njëvjeçar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë unë i kam respektuar tërësisht detyrimet e marrëveshjes dhe se në cdo votim parlamentar, votim politik apo zgjedhje lokale PDK ka qenë në krah të mazhorancës dhe të PD-së si aleati kryesor. Pra, nuk jemi ne që nuk respektojmë marrëveshje, por është PD që përdor deputetët dhe ekzekutivin për një fushatë largimi e denigrimi kundër PDK-së, anëtarëve madje edhe simpatizantëve të saj, siç ishte rasti i nënkryetarit të KKRT-së”, është shprehur Ndoka.
Në përfundim të reagimit të tij Ndoka i ka bërë thirrje kryeministrit dhe Partisë Demokratike që të rishikojë qëndrimin ndaj demokristianëve në respekt të marrëveshjeve.
(a.s/Balkanweb)