E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po kërkojnë të gjejnë në të vdekur gjurmët e një minoriteti që nuk ka ekzistuar kurrë në Himarë

16-08-2013 / Gazeta 55

Reagimi i kryeministrit Berisha

Kreu i qeverisë, Sali Berisha dënoi 2 ditë më parë, thirrjet antishqiptare në Himarë nga një grup i vogël ekstremistësh në një ceremoni përkujtimore mortore. Kryeministri Berisha thotë se një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur gjurmët e një minoriteti që nuk ka ekzistuar kurrë në Himarë. Sipas kryeministrit, Himara është djep i atdhetarizmit shqiptar dhe se çdo përpjekje për minoritet tjetër aty, është tragjikomike. “Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma. Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomik. Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara janë bilingual, por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhen greke apo tjetër përveçse shqipes së bukur. Një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur gjurmët e një minoriteti që nuk ka ekzistuar kurrë në Himarë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›