Grekët të distancohen nga “Agimi i Artë”, janë një grup sharlatanësh që duan të mbijetojnë përmes fantazmave të së kaluarës
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu
“Ata nuk janë gjë tjetër veçse një grup sharlatanësh dhe spekulatorësh. Realisht duken si klounë, që keq imitojnë dhe ata të cilëve u dedikojnë origjinën, Hitlerin a Musolinin. Ata janë veçse disa mjeranë, që duan përsëri të ngjallin ideologjinë e urrejtjes, dhunës, nacional-shovenizmave, fashizmave, të cilët vetë populli grek i ka luftuar në historinë e tij”
Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish ministër i Punëve të Jashtme, Tritan Shehu thotë se ekstremistët grekë të “Agimit të Artë”, që lëshuan deklarata provokative në territorin shqiptarë, duhen injoruan. Ai kritikon median e Tiranës për rëndësinë që i ka kushtuar atyre që ai i quan sharlatanë dhe kllounë të cilët duan të mbijetojnë përmes fantazmave të së kaluarës. “Dhe sot një vend i dukshëm i dedikohet në median tonë bëmave të asaj organizate që quhet “Agimi i Artë”. Në fakt vetëm emrin ka kështu se thelbin, filozofinë, veprimet i ka sterë, si bluzat e tyre, si nata e zezë. Ata nuk janë gjë tjetër veçse një grup sharlatanësh dhe spekulatorësh. Realisht duken si klounë, që keq imitojnë dhe ata të cilëve u dedikojnë origjinën, Hitlerin a Musolinin. Ata janë veçse disa mjeranë, që duan përsëri të ngjallin ideologjinë e urrejtjes, dhunës, nacional-shovenizmave, fashizmave, të cilët vetë populli grek i ka luftuar në historinë e tij. Duan të ngjallin në realitet fantazmat e të kaluarës, ato fantazma, që veçse shkatërruan disa herë edhe vendin e tyre. Në fakt janë një e keqe aktuale, por që duhet përbuzur, një e keqe në radhë të parë për Greqinë, djepin e demokracisë. Ata duan të provokojnë, të ngjallin tensione midis popujve, në saje të të cilave shpresojnë të mbijetojnë. Askush nuk duhet tua japë këtë kënaqësi dhe “fitore”- u shpreh Tritan Shehu. Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme neonazistwt grekw do tw jenw nwn pragun elektoral, pasi elektorati grek wshtw distancuar nga ata. “Në diçka jam i sigurt, që në zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën pragun elektoral, pikërisht në sajë të distancimit, që elektorati grek po tregon dhe do të tregojë ndaj tye. Shembuj të tillë kemi pare jo rallë në Europë. Siç kanë ardhur, ashtu janë zhdukur. Koha e tyre, qoftë dhe për të lënë gjurmë dhimbje, tashmë ka perënduar përgjithmonë në Europën e Bashkuar”- theksoi mw tej ai.