E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po zbatohet strategjia e NATO-s për mbrojtje të zgjuar

Ndërsa Europa po përballet me krizën e rëndë ekonomike, pakti i Atlantikut të Veriut po operon përmes strategjisë së njohur tashmë si mbrojtje e zgjuar. Kjo iniciativë është cilësuar nga kryeministri Berisha si hap shumë i mirë i ndërmarrë nga NATO, e cila laboroi këtë koncept të ri menaxhimin e buxhetit ushatarak.
“Mes Samitit të Lisbonës dhe atij të Çikagos strategjia e re e Aleancës po zbatohet. Koha është e vështirë, Europa po përballon një krizë ekonomike dhe financiare, shpenzimet duhet të përshtaten me situatën. NATO është e para që laboroi një koncept të ri duke shpenzuar më mirë përpjekjet në një mbrojtje të zgjuar e cila nënkupton se forcat tona të armatosura duhet të adobtojnë një buxhetim të ri, një vizion të ri i cili kërkon një konsolidim të mëtejshëm të solidaritetit e bashkëpunimit mes anëtrave të NATO-s. Mbrojtja inteligjente e adoptuar nga vendet tona, do të na mundësojnë që me më pak parë të arrijmë objektivat për misionet e NATO-s. Shqipëria është e angazhuar të punojë ngushtë me forcat aleate” shtoi Berisha.
Deklarate tij shefi i qeverisë shqiptare i bëri gjatë Konferencës së Komandantëve të Forcave Tokësore të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›