Heqja e antenave, Jeremic kerkon nderhyrje diplomatike
BEOGRAD- Heqja e antenave të telefonisë lëvizëse serbë nga autoritetet e Prishtinës “është lëvizje e njëanshme dhe nuk do të tolerohet”. Ka deklaruar ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Italian Franko Fratini sot paradite në Beograd.
“I kam kërkuar Fratinit të na ndihmojë në zgjidhjen e problemit- shtoi Jeremic- po bëjmë të mundshme për të rivendosur linjën telefonike për serbët e Kosovës në disa nga zonat që është ndërprerë.Por përpjekjet tona teknike nuk janë të mundura pa ndërhyrjen diplomatike në të njëjtën kohë."
Nga ana e tij përfaqësuesi i qeverisë italiane ka kërkuar që “kjo ngjarje të mos politizohet” por duhet gjendur “një zgjidhje e menjëhershme teknike për të garantuar serbëve të Kosovës mundësinë e përdorimit të rrjetit të telefonisë celulare.
Gjatë konferencës për shtyp Fratini ka thënë se Italia mbështet Serbinë në procesin e afrimit të saj në BE, duke shënuar fillimin e 2011 si koha kur BE do të marrë një vendim për Serbinë mbi statusin e vendit kandidat.
(s.g/Ansa/BalkanWeb)