Këtu asgjë e re nga fronti i krizës
Të perifrazosh në publicistikën e sotme shqiptare titullin e një romani të hershëm të Erih Maria Remark–ut mund të duket si diçka atavike në konceptimin e ngjarjeve që ndodhin në një vend, te i cili prej dy dekadave është deklaruar përqafimi i sistemit demokratik dhe i forcimit të paqes sociale. Mirëpo, fakti që gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare mbeten ende të freskëta në kujtesën qytetare episode tragjike si ato të 1997–s, çdo acarim i situatave të mëtejshme, deri në përmasat e përballjeve të ashpra brenda shoqërisë shqiptare, sigurisht që do të justifikonte ndonjë huazim stilistikor prej letërsisë botërore të së kaluarave të hidhura në shekullin që është lënë pas.
Sepse, të bësh pjesë si vend me të drejta të plota në Aleancën më të fuqishme të mbrojtjes (NATO) dhe, në kuadër të kësaj Aleance, të kontribuosh drejtpërdrejt për ruajtjen e paqes në disa hapësira problematike të botës, sidoqoftë kjo nuk të imunizon për gjithnjë nga përplasjet e brendshme, që ulin ndjeshëm kilometrazhin e ‘trenit’ të demokracisë, deri në ‘shpërthime’ që rrezikojnë daljen e tij nga shinat, për t’u rrokullisur në ‘humnerën’ e prapambetjes.
Ky shqetësim konstatohet jo vetëm nga disa forca politike dhe shtresa sociale të Shqipërisë, por edhe nga përfaqësues të komunitetit evropian, që me fillimin e kësaj legjislature. Pak më vonë, pas protestës opozitare masive më 20 Nëntorin e vitit të kaluar në bulevardin e Tiranës, Këshilli i Evropës e përkufizoi gjendjen në Shqipëri me emërtimin ‘krizë politike’. Ndërsa në Parlamentin Evropian, deputetët liberalo–demokratë bashkuan votat me ata të krahut të majtë, duke u numëruar si shumicë në krahasim me numrin e deputetëve të partive popullore të djathta, për të kërkuar që zgjidhja e kësaj krize në vendin tonë ballkanik të mund arrihej vetëm nëse bëhej transparencë e plotë e procesit zgjedhor të vjetshëm.
Mirëpo, maxhoranca jonë parlamentare dhe pushteti ekzekutiv i dalë prej saj bëjnë veshët të shurdhër, duke vazhduar ndërkohë belbëzime të një fëmije kokëfortë e të përkëdhelur, thjesht për një situatë të tensionuar, përgjegjësia për të cilën u dashka kërkuar vetëm e vetëm te opozita. Ndonëse dështimet, sidomos në ritmet e zhvillimeve ekonomike, të rrjedhura edhe nga nëpërkëmbjet e formave demokratike të proceseve politike dhe të shtetit të së drejtës, duke vështirësuar maksimalisht jetesën e popullit dhe errësuar akoma më tepër perspektivën për përmirësimin e saj në vitet e ardhshme, nuk mund të kapërcehen me ‘shkrepjet’ e kësaj qeverisjeje kundër cilitdo që merr kurajon t’i kërkojë asaj transparencë reale dhe jo të dhëna, apo premtime euforike me lugë boshe. Ky konfrontim në vazhdim s’tregon kështu shenja reflektimi për dialog me opozitën. Përkundrazi, ndasitë thellohen, çka përhap në atmosferën tonë re të dendura, që nuk lejojnë të dallosh ndonjë detaj të ri pozitiv te ai që e quajtëm në titull ‘fonti i krizës’. Pra, forcat politike përsëri qëndrojnë në të njëjtat llogore. Por, le të hedhim edhe një herë vështrimin te ky front, duke u përpjekur që të gjendet, së paku, mirëkuptim me lexuesin.
***
Nuk ka kaluar ende një javë, kur Parlamenti Evropian zhvilloi në Strasburg një seancë dëgjimore me përfaqësuesen e Shqipërisë në Komisionin Evropian, për situatën politiko – ekonomike në vendin tonë. Ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen edhe të telespektatorëve tanë lidhet me qëndrimin e prerë dhe të qartë të Shefes së Njësisë së KE për Shqipërinë dhe Malin e Zi, Marta Garcia Fidalgo, e cila përcolli të njëjtat mesazhe që zyrtarët e lartë të organizmave kryesore kontinentale i dhanë Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë vizitës ose turneut së tij të fundit në Bruksel. Madje, edhe duke ndërprerë retorikat emotive dhe dredharake të rrëfimit se si e paraqet ai rolin e opozitës. “Dialogu politik nuk funksionon, Parlamenti nuk po funksionon dhe ky është shqetësim për çdo demokraci, është shqetësuese për Shqipërinë” u shpreh në atë seancë dëgjimore Fidalgo, duke iu kthyer, me të njëjtat tone, përfaqësueses diplomatike të vendit tonë: “Brukseli nuk është i interesuar të dijë kush është fajtori për situatën e krijuar, por për të parë sa më shpejt zgjidhjen e krizës” deri në Mars të 2011–s, kur do të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri për organet e vetëqeverisjes vendore.
Me këtë frymë mund të kuptohet në përgjithësi dhe në parim thirrja që i bëri së fundmi politikës shqiptare Byroja e Asamblesë së Këshillit të Evropës, e cila në vijim të Rezolutës së Shkurtit theksoi domosdoshmërinë e rifillimit të dialogut në Parlamentin e Shqipërisë, për zgjidhjen urgjente të konfliktit përpara vlimit të Tiranës me manifestimet popullore të dimensioneve kombëtare dhe të antimitingjeve të mbështetësve të maxhorancës, që do ta ndiznin me flakë më të mëdha këtë konflikt. Por, për ligjshmërinë e hetimit të procesit elektoral adresohej përsëri Komisioni i Venecias, pa marrë parasysh që kjo organizatë këshillimore për ‘Demokracinë Nëpërmjet Shtetit të së Drejtës’ është shprehur një herë rreth kësaj teme në rrethana të ngjashme, këtu e disa vjet më parë. Prandaj, opozita në Shqipëri s’e konsideron seriozisht këtë propozim, në kundërshtim me maxhorancën që e duartroket si mjetin më të mirë për të fituar kohë deri në zhvillimin e presupozuar prej saj të ngjarjeve në favor të qëndrimeve të veta.
Mirëpo, është Kryetari i Nënkomisionit për Evropën i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delahunt, që i dërgon më 20 Prill një letër Kryeministrit Berisha, me anën e së cilës i memorizon këtij se, besueshmëria e zgjedhjeve do të forconte edhe më tej marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën. Dhe, për t’i freskuar më tej kujtesën, nuk le pa i përmendur fatin e mjerë të Projektligjit mbi organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, që Qeveria e kryesuar prej zotit Sali ia dërgoi Parlamentit shqiptar për miratim, i cili nuk u arrit të bëhej prej ndërhyrjes së prerë të aleatëve të NATO–s. “Për më tepër – shprehet përmbajtja e letrës nga kongresmeni Delahunt -, ju nxis juve që të hapni kutitë e kontestuara të votimit, në kuadrin e hetimit parlamentar të propozuar. Ky veprim është në përputhje me një përkushtim të fortë ndaj procesit demokratik të lirë e të ndershëm dhe do të mundësonte një vlerësim të qartë në funksion të përmirësimit elektoral në të ardhmen”. Me këtë letër mund të thuhet që rreth kësaj teme u anonçua për herë të parë dhe në kohën e duhur një qëndrim zyrtar e publik i aleatit më të rëndësishëm strategjik të vendit tonë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
***
Por, cili është reagimi i palëve tona në konflikt pas këtyre jehonave ushtuese që i drejtohen Shqipërisë nga hapësirat kontinentale dhe nga ato përtej Atlantikut? Përsëri, asgjë e re këtu nga fronti i krizës, po të dëgjosh përfaqësuesit apo kasnecët e maxhorancës tonë parlamentare në Asamblenë e Këshillit të Evropës, të cilët tregojnë me gisht opozitën dhe përgjegjësinë e saj për t’u kthyer në mënyrë permanente në Parlament, pa u shprehur aspak për ringritjen e Komisionit të tij me objektin e arsyeshëm që jo vetëm kërkohet nga brenda vendit, por edhe rekomandohet nga jashtë tij. Asgjë e re nuk dëgjohet as nga lideri i maxhorancës në përgjigje të letrës që i dërgohet nga Kongresi amerikan. Fjalia e vënë në titullin e këtyre radhëve mbase do të dukej e përshtatshme edhe po të hidhej vështrimi apo të drejtohej vëmendja te llogoret e opozitës, së cilës duke mos i ardhur ndonjë sinjal pozitiv prej krahut tjetër vazhdon të organizojë protesta lokale dhe të përgatitet për një manifestim të përgjithshëm në Tiranë, të publikuar prej kohësh.
E pra, natyrisht që sido të shprehen faktorët e fuqishëm ndërkombëtarë dhe çfarëdo gatishmërie të shfaqin dy polet e politikës shqiptare, për zgjidhjen e shpejtë të konfliktit, kjo sigurisht që nuk mund të ndodhte thjesht me llafe, llafe, llafe. “Do t’i bëjmë lëshime opozitës!” – bëri sikur i siguroi Kryeministri Berisha krerët e Bashkimit dhe të Parlamentit Evropian, kur mori nga këta të fundit në Bruksel mesazhe kumbuese për normalizimin e situatës, sepse vetëm kështu do të mund të funksiononin si duhet institucionet e rëndësishme vendase, për realizimin dhe thellimin e reformave integruese. Por, deri tani, në përputhje të plotë me stilin e tij drejtues në Shqipëri dhe atë të përfaqësimit nëpër botë të saj, stil i karakterizuar nga diabolizmi dhe mashtrimi bashkë, s’është ndërmarrë asnjë veprim që të institucionalizohen këto lëshime. Që të institucionalizohen, sigurisht, në bazë dhe në zbatim të Kushtetutës që është Ligji Themelor i shtetit, për respektimin e të cilit – siç dihet fare mirë dhe nga të tërë qytetarët tanë, qofshin edhe ata me pak mend në kokë - kjo lloj maxhorance dhe lideri i saj bëjnë sikur ‘u pret barku’, ndërkohë që e shkelin Kushtetutën çdo ditë dhe me të dyja këmbët.
Përderisa vet shkaku dhe baza fillestare e situatës aktuale mjaft të rënduar kanë të bëjnë drejtpërdrejt me kërkesën e opozitës për transparencën e procesit zgjedhor të 28 Qershorit të vitit të kaluar, atëherë është e kuptueshme që rruga më e mirë dhe më e shkurtër për shkarkimin dhe lehtësimin e kësaj situate është hetimi me kohën, kapacitetin dhe transparencën e duhur të atij procesi nga një komision parlamentar. Dhe, pavarësisht hezitimit insistues të maxhorancës për ta ngritur këtë komision me treguesit e mirëfilltë për objektin dhe përmasat e përbërjes së tij, asnjëherë nuk është e tepërt të shqiptohet me tone të mjaftueshme për veshët e saj se, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përpara artikulimit të funksionimit të organeve shtetërore dhe parimit të ndarjes e të balancimit të pushteteve, që në Pjesën e Parë liston të drejtat dhe liritë themelore të njeriut (siç është edhe ajo për votën vetjake, të lirë, të barabartë dhe të fshehtë), për të cilat populli sovran urdhëron të respektohen dhe të garantohen.
Gjithashtu, të njëjtin qëndrim mban edhe Konventa Evropiane, me ratifikimin e së cilës ajo gjithmonë thirret në të njëjtin nivel me dispozitat kushtetuese. Le të shfletohet teksti i saj dhe të lexohet, për shembull, neni 3 i Protokollit nr. 1 të Konventes që deklamon se: “Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të organizojnë, në intervale të arësyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e trupit ligjvënës”! Për rëndësinë e të drejtave të garantuara nga ky nen (e vetmja dispozitë materiale e Konventës), të cilat kërkojnë ndërhyrje nga shteti, qysh në vitin 1970 Komisioni i Këshillit të Evropës nëpërmjet arsyetimit rreth asaj që në arkivat e Strasburgut gjendet nën emërtimin ‘çështja greke’ ka deklaruar që “ekzistenca e një legjislature përfaqësuese, e zgjedhur në intervale të arsyeshme, është baza e një shoqërie demokratike”. Ndoshta nuk do t’i përmbaheshim dot kornizës, formatit të një artikulli gazete, po të zgjateshim më tej në këtë fushë me jurisprudencën e Gjykatës për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
***
Në këtë plan të gjerë dhe në kushtet e heshtjes apo injorimit të nderë që tregon e ashtuquajtura maxhoranca jonë parlamentare duket e justifikuar protesta e popullit opozitar ditën e premte e në vazhdim, përderisa edhe neni 11/1 i Konventës Evropiane parashikon që: “Kushdo ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit...”. Pikërisht në të njëjtin plan s’mund të arsyetohen si të drejta antimitingjet e planifikuara prej klaneve qeverisëse, për t’iu kundërvënë kundërshtarëve politikë dhe masave të gjera të popullit, jetesa e të cilave po shkon çdo ditë e më shumë në një zgrip torturues. Mjafton të kujtojmë që Gjykata ne Strasburgut, si organ i rëndësishëm i Konventës Evropiane, e ka interpretuar gjerësisht të drejtën për lirinë e tubimit, duke përfshirë edhe mbledhjet private, edhe ato në rrugë publike, si edhe mbledhjet statike dhe procesionet publike. Njëherazi, në balancimin e interesave legjitime të shtetit, sipas nenit 11 të Konventës, kjo Gjykatë merr në konsideratë mjetet alternative të kontrollit ose të ndëshkimit të sjelljeve të papranueshme, nëse ndodhin të tilla.
Le të presim dhe të shohim e të dëgjojmë!