Berisha: “Pres i qetë rezultatin e zgjedhjeve në zyrën time”
Kryeministri: “Ky ka qenë procesi më model i mbajtur në Shqipëri”. Selia blu, më e qetë se zgjedhjet e kaluara; vetëm 3 konferenca për shtyp
Vetëm 30 minuta pas mbylljes së kutive të votimit, kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka deklaruar se do të presë i qetë rezultatin e zgjedhjeve në zyrën e tij në selinë blu. Në ndryshim nga qëndrimi i paradites së djeshme, ku ka dalë në një konferencë të shkurtër shtypi për të “dubluar KQZ-në”, disa orë më vonë ai ka deklaruar se zgjedhjet i arritën standardet. Berisha u shpreh se ky ka qenë procesi më model i mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, pavarësisht përdorimit të “çimkave” nga PS-ja. Ndërkaq, në daljen e tij të dytë publike për mediat, Berisha i ka kërkuar Policisë së Shtetit të qëndrojë në krye të detyrës dhe të respektojë legjislacionin përsa i përket transportit të kutive të votimit. Berisha gjithashtu ka vlerësuar dhe falënderuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen masive në zgjedhje.
Selia blu gjatë ditës së djeshme ka qenë më e qetë se zakonisht në ngjarje të tilla siç janë proceset zgjedhore. Gjatë mesditës në selinë blu ndodheshin anëtarë të Shtabit Elektoral, zëdhënësja për shtyp, Majlinda Bregu, gazetarë të televizioneve që raportonin në lidhje direkte dhe disa truproja.
Aktiviteti
Ka qenë pikërisht Majlinda Bregu që ka bërë lidhjen e parë direkte për mediat. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur rreth orës 10:20 të ditës së djeshme, Bregu denoncoi përdorimin e një stilolapsi me kamera nga komisionerët e PS-së për të fotografuar votën e votuesve. “Jam këtu për të reaguar lidhur me të ashtuquajturin incident në zonën e Kombinatit, në Qendrën 1862, ku Saimir Tahiri, ky eksponent i politikës së re të intimidimit, është kthyer tanimë me eksperiencat e vjetra të sigurimit të shtetit për të dëmtuar procesin nëpërmjet gjurmimit dhe spiunimit të votës së lirë. Tani do t’jua bëj publik, do t’ua faktoj se çfarë synon PS-ja me mjetet e teknologjisë së lartë në dhunim të plotë të procesit elektoral. Ky stilolaps është ai që i kanë marrë Saimir Tahirit në Kombinat, i përdorur sot në mëngjes në një pjesë të qendrave të votimit nga kandidatët socialistë. Ju siguroj që përveç një liste të materialeve që janë të lejuara sipas Kodit Zgjedhor për të qenë prezente në qendrën e votimit dhe një pajisjeje të posaçme për të verbrit, nuk lejohet asnjë material tjetër”, - është shprehur Bregu.
Vetëm pak orë më pas ky denoncim i bërë nga Bregu është sfumuar nga kryeministri Berisha, objektivi i të cilit duket se ka qenë pikësëpari përmbushja e standardeve ndërkombëtare në këto zgjedhje. Gjatë konferencës për shtyp, të parën në selinë blu të mbajtur në orën 13:00 të ditës së djeshme, kreu i PD-së u shpreh se stilolapsat e përdorur nga komisionerët e PS-së nuk kishin bateri dhe vota e qytetarëve shqiptarë nuk është regjistruar. “Kur thosha unë që ai u fuste çimkat shokëve të vet në çantat e volejbollit, ju thoshit jo, po shpikni. Po s’heq dot dorë nga çimkat ai. Dëgjoni ç’ka ndodhur kësaj here: kësaj here ua ka dhënë shqiptarëve stilolapsat pa bateri. S’ka regjistruar dot asgjë dhe i garantoj shqiptarët se asnjë votë nuk është regjistruar prej tyre, sepse kishte blerë stilolapsa, po bateritë jo. Kjo po faktohet, prandaj tha policia që nuk regjistrojnë gjë ato, ishin pa bateri, ishin kallp”, - është shprehur Berisha. Më tej ai bëri të ditur se në mbarë vendin është vënë re një pjesëmarrje masive e zgjedhësve. Edhe kandidatët e PD-së në qarqe të ndryshme të vendit, ndërsa kanë konfirmuar ecurinë e qetë të procesit zgjedhor, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në votime të qytetarëve shqiptarë.
RASTET
Në orën 10:20 Majlinda Bregu denoncon përdorimin e stilolapsave me kamera nga komisionerët e PS-së për të fotografuar votën
Në orën 10:30 kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, voton në qendrën e votimit në Liceun Artistik në Tiranë
Në orën 13:00 kryeministri Berisha deklaron se stilolapsat e Ramës nuk kanë bateri dhe i siguron shqiptarët se nuk u është fotografuar vota.
Në orën 19:20 kryeministri Berisha deklaron se zgjedhjet janë zhvilluar të lira, të ndershme dhe ka vlerësuar punën e komisionerëve
Topalli: “Shkodra, pjesëmarrje e madhe në zgjedhje”
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila gjatë ditës së djeshme ka qenë në Shkodër, ku kryeson listën e PD-së, ka deklaruar dje se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e lartë në këtë qark. Topalli gjithashtu e ka cilësuar procesin e djeshëm zgjedhor të qetë dhe të rregullt. “Deri në orën 15:00 ka pasur një pjesëmarrje rekord të votuesve në Bashkinë e Shkodrës, që është më e lartë se në vitin 2005”, - është shprehur Topalli, e cila ka shprehur mirënjohjen për qytetarët shkodranë.
Olldashi denoncon përdorimin e stilolapsit në Fier
Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, ka denoncuar dje përdorimin e stilolapsave me kamera nga komisionerët në qarkun e Fierit. Ai është shprehur se ky është një mjet që nuk njihet nga ligji. “Kodi e përcakton në mënyrë specifike se cilat janë mjetet që mund të përdoren në një qendër votimi dhe kjo në fakt duhet parë sepse në të vërtetë përbën një vepër penale që mund të klasifikohet si përgjim i paligjshëm”, - është shprehur Olldashi, ndërsa e ka cilësuar procesin të qetë dhe të ndershëm.
Ardian Kollozi: “Vlora ka zhvilluar një proces të shkëlqyer zgjedhor”
“Proces i shkëlqyer, më i miri i realizuar ndonjëherë në Vlorë”. Kështu e ka cilësuar procesin e zhvillimit kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Vlorë, Ardian Kollozi. Gjatë një lidhjeje direkte televizive, Kollozi është shprehur se procesi zgjedhor në qarkun e Vlorës ka ecur shumë mirë dhe është vënë re një pjesëmarrje masive në votime. “Rritja e pjesëmarrjes është votë për PD-në. Kemi përmbushur objektivin parësor zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Interesimi zgjedhësve vazhdon të jetë i lartë. Jashtë qendrave të votimit ka ende njerëz që presin të votojnë”, - është shprehur Kollozi.
Lulzim Basha: “PD-ja realizoi procesin më të rregullt në historinë e demokracisë”
Edhe kandidati kryesor i PD-së në Elbasan, Lulzim Basha, e ka cilësuar procesin zgjedhor të qetë dhe të ndershëm. Ai ka theksuar se ky ka qenë procesi më i rregullt i realizuar në historinë e demokracisë në Shqipëri dhe kjo falë përgatitjeve të qeverisë. “Procesi është jashtëzakonisht qetë, i parealizuar më parë në historinë e demokracisë shqiptare. Kështu siç e vërejmë ne, e vërejnë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Ata janë dëshmitarë të këtij hapi madhor të qytetarëve të Shqipërisë. Ky është një proces model i qytetarisë që i kapërcen kufijtë e Ballkanit”, - është shprehur Basha.
Nard Ndoka denoncon nga Shkodra mbushjen e kutive të votimit me vota të papërdorura
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka denoncuar dje mbushjen e kutive të votimit me fletë votimi të papërdorura. Ndoka është shprehur dje se sipas informacioneve që dispononte dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë urdhëruar komisionerët të rrisin pjesëmarrjen në zgjedhje duke i ndarë fletët e votimit të papërdorura në mënyrë të barabartë për të mbushur kutitë e votimit në mënyrë që të eliminohen partitë e vogla. Ndoka tha se dy komuna prej disa orësh para orarit zyrtar i kanë mbyllur kutitë e votimit dhe po merren me manipulimin e tyre. “Mund të konfirmoj një lajm të rëndë. Është dhënë porosi nga dy partitë politike, PS dhe PD, që të plotësohen të gjitha fletët e votimit që nuk janë përdorur, që në mënyrë të barabartë këto fletë të futen të kutitë e votimit. Janë dy komuna ku procesi ka përfunduar 100% dy orë më parë, janë mbyllur kutitë e votimit dhe janë marrë nga komisionerët e PD-së dhe PS-së. Kjo është bërë edhe në komuna të tjera në zona malore”, - është shprehur Ndoka, ndërsa bëri të ditur se për këtë incident ka vënë në dijeni vëzhguesit e huaj.
29 Qershor 2009